• |
ide | kryesore

Demi Lovato flet për xhirimin e mbidozës në klip

Paparazzi, Slider



Këngëtarja Demi Lovato ka publikuar së fundmi videoklipin e këngës së saj “Dancing With the Devil”, në të cilën ka rikrijuar momentin e overdozës që për pak i mori jetën.

Përmes rrjetit të saj social, Instagram,Demi ka ndarë me ndjekësit momente nga xhirimet dhe ka rrëfyer se ky videoklip ka qenë më i vështiri në jetën e saj për t’u xhiruar. “Krijimi i videoklipit për Dancing With The Devil nuk ishte xhirimi më i lehtë që kam bërë… Unë bëj art për t’u shëruar dhe frymëzuar të tjerët. Unë jam këtu sot dhe jam e lumtur që edhe ju jeni”, ka shkruar Lovato . Këngëtarja në videoklip ka risjellë gjithë momentet që ka kaluar gjatë dhe pas overdozës, duke mbjatur të njëjtin model flokësh, grim dhe një xhaketë jeshile që ka pasur të veshur atë natë.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *