• |
ide | kryesore

Dështon raundi i parë për zgjedhjen e Vjosa Osmanit si Presidente e Kosovës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ka përfunduar para pak çastesh votimi i parë në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e Presidentit të vendit. Në votim morën pjesë 81 deputetë nga 83 qe ndodheshin në sallë. Që votimi të konsiderohej i rregullt duhet që në kuti të ishin 80 vota.

Në votimin e parë Osmani mori vota 69 ndërsa 12 ishin të pavlefshme. Në garë ishte edhe Nasuf Bejtja që nuk ka marrë asnjë votë. Në sallë kanë qëndruar edhe deputetët e LDK-së nga opozita ndërsa kanë munguar ata të PD-së, AAK-së si dhe Lista Serbe. Në këto momente po zhvillohet raundi i dytë.

Sipas Kushtetutës, në dy raundet e para të votimit duhen të paktën 80 vota në kuti dhe të gjitha “pro”, njërës kandidaturë ndërsa në raundin e tretë, presidenti mund të zgjidhet me shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në votim duhet të marrin pjesë sërish të paktën 80 deputetë.

Të shtunën dështuan 2 votime për shkak se në votim morën pjesë më pak se 80 deputetë. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *