• |
ide | kryesore

Fjalët e para të Vjosa Osmanit si Presidente e Kosovës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Vjosa Osmani ka arritur që në raundin e tretë të votimit në Kuvend të zgjidhet Presidentja e gjashtë e Republikës së Kosovës. Ajo është betuar në Kuvend, para deputetëve ndërsa është pritur me duartrokitje në sallë. Më pas Osmani ka mbajtur dhe fjalën e parë si Presidente e Kosovës.

“Vullneti juaj i shprehur me 14 shkurt, më veshi njëkohësisht me përgjegjësi. Dashuria për Kosovën, ka qenë motivimi më i madh për jetën politike. Sot është dita e Kosovës, është dita juaj, është ditë në të cilën vullneti juaj i shprehur me 14 shkurt po plotësohet dhe institucionet po konstituohet. Është dita e Kosovës sepse të personazhet që ju zgjodhët, po demonstrojnë një nivel të lartë demokracie.

Dëshmojmë edhe njëherë, që me urtësi dhe vendosmëri dimë ti përballojmë sfidat dhe ti japim kuptim. Vendosmëria për të rritur ëndërr po jetësohet. Sot Kosova zgjodhi edhe njëherë një Presidente grua. Shpresoj ta mbani ndërmend këtë që po ndodh tani.

Vajzat e kanë vendin aty ku ëndërrojnë, e aty ku punojnë me zell. Përfaqësimi i qeverisë tonë nga gra, është shembull që duhet ndjekur edhe nga vende më të zhvilluara. Nuk kemi nevojë të shohim përtej kësaj salle, për të kujtuar vuajtjet e tmerrshme të vendit tonë dhe sakrificat e shumta që kaluam”, – tha Osmani. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *