• |
ide | kryesore

Video/ Fyerje raciste ndaj Diakhaby: lojtarët e Valencias ikin nga fusha

-Instant, Sport, Video



Një episod i ri i racizmit në futbollin evropian, këtë herë në La Liga gjatë ndeshjes midis Cadiz dhe Valencias, që u ndërpre me rezultatin e fiksuar 1-1. Lojtarët vizitorë, në fakt, u larguan nga fusha pasi Cala, mbrojtësi i Cadiz, autori i avantazhit momental 1-0, i drejtoi fyerje – me shumë gjasa raciste – kundërshtarit të tij mbrojtësit të qendrës Diakhaby. Plasi një grindje mes dy lojtarëve derisa Valencia vendosi të largohej nga fusha për solidaritet me shokun e tyre të ekipit.

Pas një përplasjeje në zonën e penalltisë, të dy u kapën keq me fjalë në distancë, me Diakhaby i cili, pasi nuk ishte më i interesuar për aksionin, shkoi ballë për ballë me Cala. Më pas, Valencia u largua nga fusha, vetëm për t’u kthyer pas 10 minutash pushimi, pa Diakhaby, të zëvendësuar.

Në fund Cadiz fitoi ndeshjen me golin e Mauros në minutën e 88 të takimit. Një fitore që e ngjit skuadrën e Cerveras në vendin e 13 me 32 pikë, vetëm një pozicion e një pikë pas Valencias.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *