• |
ide | kryesore

Gjoba e Becchettit si radiografi e shtetit të Ramës

Arkiva, Ide

Sot kur shteti xhepshpuar shqiptar, në pikun e pandemisë dhe kur borxhi është më i lartë se kurdoherë, do t’i duhet të nxjerrë 110 milionë euro për të paguar dëmin ndaj Agon dhe Becchettit, janë shtuar zërat që kërkojnë marrjen të pandehur të Kryeministrit Rama…


Sepse përveç të tjerave investoi dhe personalisht në këtë çështje: madje ka qenë ndër rastet e pakta, për të mos thënë i vetmi që ka folur publikisht përpara se të flisnin gjykatat…


Historiku i ngjarjes, ndërkohë na dëshmon se Ramën në këto veprime e kanë mbështetur me dhjetëra agjenci shtetërore, që nga tatimet, policia, drejtësia, etj, etj.

Nëse me dhjetëra funksionarë, prokurorë, gjykatës, policë, tatimorë nuk do kishin pranuar të shkelnin ligjin, vetëm kaq, këto lekë nuk do ishin paguar sot dhe nuk do ishte bërë ky dëm Shqipërisë…Prandaj drejtësia nuk vihet në vend vetëm me Ramën të pandehur.

Historiku i kësaj çështjeje, që do ju sjell me poshtë, përveç të tjerave dëshmon qartë si funksion jo thjesht Rama, po regjimi Rama..

Më 5 Qershor 2015 (dita e lëshimit të Vendimeve të Arresteve), Gjykata Shqiptare e Rrethit Gjyqësor Tiranë nxori Aktin Nr. 768 ‘Vendim për Sekuestrimin Preventiv të Pronave’ (‘Vendimi i Sekuestrimit’) i cili synonte të sekuestronte pjesëmarrjet e zotëruara nga znj. Condomitti, z. De Renzis dhe znj.Troplini në një numër shoqërish, duke përfshirë Agonset.

Më 8 Qershor 2015, Prokuroria urdhëroi ekzekutimin e Vendimit të Sekuestrimit dhe emëroi Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) dhe Policinë Gjyqësore për të zbatuar urdhrin (‘Vendimi për Ekzekutimin e Sekuestrimit’).Po të njëjtën ditë, Prokuroria i dërgoi një shkresë bankave në të cilën Agonset kishte llogari dhe urdhëroi bllokimin e llogarive bankare të kësaj shoqërie.

Më 10 Qershor 2015, AAPSK i kërkoi QKR/regjistrit tregtar të Shqipërisë të bllokuar kuotat e Znj. Condomitti, Z.De Renzis dhe Znj.Troplini në shoqëritë përkatëse. Po të njëjtën ditë, sekuestrimi i këtyre kuotave u regjistrua në ekstraktin e Agonset nga Regjistri Shqiptar i Shoqërive. Shënimi në ekstrakt gjithashtu theksoi se: ‘[AAPSK] ka për detyrë ekzekutimin e këtij vendimi dhe administrimin e pasurive që do të sekuestrohen’.

Më 9 Qershor 2015, Kryeministri Rama deklaroi në Facebook dhe Twitter, ‘Bllokimi i burimit të parave të pista që ushqen Agon Channel një sukses!’

Në gjysmën e parë të Qershorit 2015, Kryeministri Rama deklaroi në vijim në një intervistë në kanalin televiziv Vizion Plus:

Nuk ka turp më të madh se të bësh ‘avokatin’ e këtij kanali për hir të fjalës së lirë, kur ky kanal fiket dhe ndizet me ndihmën e parave të pista … […] Nuk ekziston një parim ku liria e fjalës ushqehet nga paratë e pista në formën e një televizioni komercial. Në këtë rast duhet të jemi të kujdesshëm, nuk ka mëshirë.

Më 17 Qershor 2015, AAPSK shkoi në Agonset dhe sekuestroi të gjitha pajisje teknike që rezultonin në inventarin kontabël të Agonset.

Më 17 Qershor 2015, Kryeministri Rama u shfaq në programin ‘Opinionin’ te Tv Klan dhe tha si më poshtë.

Unë kam thënë ‘si një sukses’, sepse ky lloj investitori i ka shkaktuar këtij shteti dhe këtyre njerëzve dëme të pallogaritshme, me gjyqe të manipuluara dhe ndërkohë po mban peng qeverinë shqiptare me koncesionet për të cilat ai nuk ka zbatuar asnjë nga kushtet.

Kryeministri Rama e quajti z. Becchetti dhe paditësit një ‘fenomen skandaloz kundër të cilit ne kemi shpallur një luftë dhe do ta luftojmë deri në fund’,dhe bëri këto komente lidhur me gjyqësorin:

[…] ajo që kemi bërë me energjinë elektrike nuk është asgjë para asaj që do të bëjmë me sistemin gjyqësor. Ne do ta shkundim nga themelet sistemin gjyqësor, në mënyrë që të gjithë ata maskarenjtë që kanë përdorur veshjen e gjyqtarit për tu bërë pjesë e krimit, as nuk mund të imagjinojnë.

Më 2 Korrik 2015 ose rreth kësaj date, Kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsimin, Informimin Publik dhe Median kritikoi deklaratat e Kryeministrit Rama si një ndërhyrje të papërshtatshme në procesin penal.

Rreth datës 8 Gusht 2015, në një fjalim në Parlament dhe ne letra të hapura për mediat, ish kryeministri Berisha kritikoi ‘sulmet mediatike propagandistike që Rama i ka bërë biznesmenit Becchetti dhe nënës së tij’ një ‘sulm i pakrahasueshëm fushate denigrimi mediatike kundër investitorit italian që ishte përpjekur të investonte në Shqipëri.’

Më 10 Tetor 2015studiove të Agonset Sh.p.k ju ndërpre energjia elektrike në kohën që ishte në transmetim direkt.

Më26 Prill 2016, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë urdhëroi që Agonset të dëbohej nga studiot/ambientet e veta për shkak të pamundësisë për të paguar qiranë. E tyre si pasoje e sekuestrimeve/bllokimit të llogarive të ekzekutuara ndaj tij.

Ah se harrova dhe diçka të rëndësishme: gjatë intervistës në Opinion Rama ishte shprehur se ky operacion kundra Agon dhe Becchettit ishte kryer në bashkëpunim me autoritetet italiane… Pak me vone do vinte përgjigjja dhe nga Ambasada Italiane këtu dhe nga Ministria e Jashtme Italiane që ‘nuk kemi lidhje me këtë pune’…

Ndërkohe nëpër korridore qarkullonte shprehja ‘Ma ka kërku Merkeli mer burrë….’

Aq skandaloze ishin veprimet e bëra, sa Arbitrazhi Uashingtonit tejkaloi dhe kornizën e vet, duke u shprehur si rrallëherë për ndalim dhe të çështjes penale.

Dhe në gjithë këtë operacion mafioz regjimi Rama kishte përkrahjen e pakursyer të shumicës së mediave të blera, që në vend të bëheshin ortakë për lirinë dhe demokracinë, fërkuan duart, duke u bërë ortakë në këtë krim bashkë me regjimin…

Dhe këta bashkë me Ramën duhet të paguajnë një pjesë të faturës 110 milionëshe dhe jo populli shqiptar.

SYRI.net

9 Comments

  1. Bejtja u be gjalle sepse ngeli pa rroge.
    Qe Bechhetti eshte nje mafioz i lindur nuk ka.
    Per 15 vjet nuk ndertoi asgje po priste rastin qe qeveri shqipare te bente gabim dhe ta hidhte ne gjyq.
    Asnje tjegull nuk vuri ky edepsez qe shfrytezon boshlleqet e sistemit per te perfituar para qyl.
    Berisha eshte i pari qe filloi pezullimin e ketij banditi shejtan.
    Rama duhet te pergjigjet sepse nuk qe i zoti ose te thuash nuk pati keshilltare te zote qe ta mberthenin kete gjarper.
    Qe Bechetti ka fituar as qe diskutohet por jo se ka te drejte por sepse shteti shqiptar nuk dinte te mbrohej nga ky sharlatan.
    Pagesa do te behet nga renta qe shteti merr nga palet e dyta dhe te treta per pagesa ne banken e zvicres qe behen nja 100.000 euro ose me shume
    ne vit.
    Rama eshte i paafte te mbronte vendimet qe mori sepse me fjalime tip Bejtje as ne hale nuk vete.
    Ekipi i Agon ishte si i zoti ,makiavelist dhe tip buburreci
    Rama do paguaj nga shteti ashtu si Saliu pagoi per trenin elektrik nja 12 milion euro.

    1. Treni ishte gropa e Tosit po nejse..110mil eur per taksapaguesit e varfer shqipetare jane vertete shume..e nu justifikohen duke bere krahasime por duke denuar demtuesin..

    2. Shteti Shqiptar humbi gjyqin jo per pune publike te pambaruara por per mbylljen arbitrare te nje kompanie private mediatike.
      U mbyll vetem per tekat e Rames se nuk pranonin te transmetonin recitimet qe dergon fuga&co ne emer te propagandes se rilindjes sic bejne te gjitha tv e medhaja kombetare.

      Asnje akuze nuk arriten te provonin per pastrim parash e aktivitet mafioz dhe as te jepnin arsye te vlefshme per mbylljen e tij. Gjithashtu tregon dhe se cfare cilesie ka e ashtequajtura reforme ne drejtesi qe u ndertua po nga te njejtet individe qe mbyllen agon channel.

      SPAKU duhet te marri ne pyetje Ramen e te gjithe te perfshiret ne kete afere skandaloze

  2. ju qifsha Bejten dhe Andi Bythatin dhe karlliqet qe shkruajne e flasin Nuk marrin pushtet cecenet cfaredo qe te bejne Kete e ka vendos populli shqiptar dhe askush nuk e ndryshon dot

  3. KM-ja ka bere investimin me te madh dhe te rendesishem qe kur erdhi ne pushtet : Kapjen e

    sistemit te drejtesise, kthimin e ketij sistemi ne nje agjensi qeveritare qe varet prej tij e zbaton

    “direktivat” e tij . Ky sistem qe eshte kaq i “rrepte” sa te denoje me burg fakire per 30 euro te

    nje fature te papaguar te energjise dhe jo pak por 38 000 brenda vetem nje viti, nuk ia mban te

    vere para pergjegjesise penale dhe civile autoret e ketij demi prej 110 milion euro, qe ne fakt eshte

    shume me teper sepse jane edhe shpenzimet miliona dollare te studiove te avokaturave qe jane

    kontraktuar per kete qellim. I gjith ky dem nuk eshte shkaktuar ne ushtrim te detyres nga padija

    apo qofte dhe nga pakujdesia, por eshte shkaktuar me dashje dhe per qellime te mirefillta politike

    te largoje nje media kritike ndaj korrupsionit qeveritar dhe nje konkurent te mediave propoganduese

    te qeverise dhe qe perfoitojne nga qeveria, Nese autoret nuk vihen para drejtesise dhe drejtesia nuk

    zbaton ligjin si per ata fakire te fatuarave te energjise ,atehere popullit i libd e drejta per mosbindje

    civile dhe te mos paguajne taksa, sepse askush nuk mund ti detyrojje njerzit ti paguajne taksa nje

    biznesmeni italian. Pervec te tjerave kjo eshte edhe nje goditje per nje nga parimet themelore te

    ndertimit te nje shteti: Barazine para ligji. Nese bie ky parim atehere qeveria dhe shteti s’jane gje tjeter

    vecse nje bande qe grabit dhe qe populli eshte i legjitimuar ta luftoje dhe ta largoje sic eshte i legjitimuar

    ndaj cdo pushtuesi.

  4. Gjoba e atij Becchettit,
    plot ne Euro 110 Milion,
    eshte Radiografia e sakte,
    e Marrezise se Rames ton,
    qe me pare ketu na u Betua,
    se gjygji ndaj Becchettit, u Fitua!
    por ajo “Fitore” sipas rradakes Rames ton,
    paska qene fiks kjo gjoba rende 110 Milion,

    ate Gjobe te kripur ne Euro 110 Milion,
    1 – Buxheti i rrenuar i Shqiperise,
    2 – Kulla ne Surrel,
    kush me mire pra e Meriton?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu