• |
ide | kryesore

Historia e Bardhok Planajt/ “Kumbari i Shkodrës” që u ekzekutua të dielën e Pashkës

Arkiva, Kryesore, Lajme



Bardhok Planaj, 46-vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e Pashkës në dalje të Shkodrës ishte një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Në qytetin e tij ai thirrej me nofkën “Kumbari” për shkak të lidhjeve të shumta që arrinin edhe në radhët e politikës shqiptare. Planaj u qëllua me breshëri plumbash në makinën e tij duke lëvizur në afërsi të fshatit Dobraç. Pak metra më tej autorët dogjën makinën e përdorur në krim duke lënë brenda saj edhe 2 armë.

Bardhok Pllanaj është përfshirë disa herë në dosjet e policisë ku fikurointe si person me precedentë në fushën e trafikut të drogës. Në 2014-ën ai u dënua në mungesë për “Pastrim parash”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Ndërtim pa leje”. Për këto akuza ai u arrestua në 2018-ën dhe madje iu sekuestrua edhe një pallat 10-katësh i dyshuar se ishte ndërtuar me para nga burime kriminale dhe pa leje ndërtimi.

Ngjarja më e bujshme është ajo e 2014-ës që lidhet me një rast të trafikut të drogës nga Laguna e Vilunit dhe që trazoi edhe politikën shqiptare.

Më datë 30 shtator 2014, në vendin e quajtur “Rana e Hedhun” midis Lagunës së Vilunit dhe Shëngjinit, shërbimet e policisë kufitare dhe ato të Guardia di Finanza, panë të hidheshin në det nga një mjet lundrues çanta të zeza në përmasa të mëdha.

Pasi u nxorën nga deti, rezultoi se brenda thasëve kishte drogë me peshë 210 kg. Të nesërmen e asaj date, në vendin e quajtur Grykëderdhja e Bunës në Velipojë, forcat e policisë kufitare gjetën të hedhura në det edhe 15 çanta të tjera me peshë 594 kg.

Hetimet provuan se sasia e lëndës narkotike ishte ngarkuar në skaf në Velipojë për t’u dërguar në Itali, te pritësit e saj, njëri prej të cilëve u identifikua asokohe si shtetas italian.

Sipas raporteve të policisë të asaj kohe i përfshirë në këtë rrjet të trafikut të drogës ishte pikërisht Planaj. Por ai mundi të shpëtojë nga arrestimi pasi sipas oficerëve që e ndiqnin ai u fut në makinën e një deputeti dhe që sipas tyre i përkiste Mark Frrokut.

Frroku mohoi ta ketë ndihmuar Planajn që t’i shmangej arrestimit, por në raportin e oficerëve të gjurmimit në sektorin e narkotrafikut shkruhet se “i dyshuari në survejim prej tyre ka lëvizur nga lokal “Antika” në Tiranë drejt Laprakës me automjetin Audi në pronësi të deputetit”.

Planaj është hetuar së bashku me disa persona të tjerë, si pjesë e grupit të të arrestuarve në kuadër të operacionit “Laguna e Vilunit”, madje ndaj tij u nxor edhe një urdhër arrestimi, por në atë kohë nuk u gjet. Më pas ai i shpëtoi dënimit për shkak të mungesës së provave. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. Zigur Qarri,"Rilindasi"Edvin D'Rama është gënjeshtar patologjik. thotë:

    Garda Pretoriane e “rilindjes”,Arben Çuko,Armando Prenga,Tom Doshi,Denar Biba, Mark Frroku,Ilir Ndraxhi,Arben Ndoka,Artur Bushi,Elvis Rroshi,Saimir Tahiri,Fidel Ylli,Paulin Ndreu,Luan Harusha,Fatmir Xhafaj,Jurgis Çyrbja,Rrahman Rraja,Gramoz Ruçi,Taulant Balla,Arben Ahmetaj,Damian Gjiknuri,Qazim Sejdini,Vangjush Dako,Arben Keshi,Ymer Lala,Xhemal Qefalia,Robert Aga, Bekim Krashi, Ulsi Manja,Valdrin Pjetri,Agim Kajmaku, Mark Babani,Engjëll Agaçi,Edvin D’Rama,Erion Makiaveli……

    1. NAMUT, naa!
      Qaj se te humbi nje vote.
      Po c,ju duhet o te shkrete qe beheni te forte.
      I forti vdes 45 vjec. Zvarre, zvarre shkon deri 55.
      Behuni te dobet e fukarenj.
      Fukarai rron 80 deri 100 vjec.

  2. Mos u gezoni shume o popull! Shume shpejt, do e mesojme edhe emrin qe do kete kumbari qe i ka zene vendin. Vete e krijuam kete lloj shteti, vete ti pijme lengun.

  3. Ky eshte kumbari I partise Kristian Demokrate qe basha e ka aleat ne lista.Dikur e kishte Mark Frroku qe e shpetoi nga arrestimi I policise ne 2014,duke e futur ne makinen e tij.

  4. Mos i vini keto epitete nje katunari kriminel qe ben si i forte pasi ka mbeshtetjen e shtetit. ATa qe jane “Kumbare” ske shans qe ti njohesh prandaj na i kurseni keto lloj lajmesh sepse me kujton ate barcaleten kur i biri i thote te atit qe babi une jam gay dhe i ati ja kthen ti je nje bythqim lulishtesh se gay eshte Elton John

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *