• |
ide | kryesore

Idris Elba : Ndihem me fat që e kalova lehtë Covid-19

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktori Idris Elba së fundmi ka folur rreth eksperiencës së tij me Covid-19.

Aktori zbuloi për fansat se rezultoi pozitiv në mars të vitit të kaluar, por nuk kishte asnjë simptomë serioze dhe tashmë është shëruar plotësisht . Idris rrëfeu se ndihej vërtetë me fat që e kishte kaluar kaq lehtë virusin pa patur rrezik për jetën.“Unë nuk kam pasur asnjë efekt më pas dhe gjatë kohës që isha me COVID-19 nuk kisha asnjë simptomë. Por unë mendoj se ndihem me fat që nuk kam shkuar në rrugën më të keqe dhe kështu më është dhënë një perspektivë pak më e ndryshme për jetën, një kontratë e re për jetën. Ka gjëra që unë gjithmonë kam dashur të bëj dhe nuk kam bërë . Gjëra personale, qëllime të vogla, gjëra që sapo i lë mënjanë, gjëra që sapo thashë: ‘Oh, unë do ta bëj atë një ditë’, por tani po i bëj”, u shpreh aktori.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *