• |
ide | kryesore

“Nuk jemi si Tirana që ra nga Kategoria”: Josa kërkon të ruajë moralin në një situatë delikate

-Instant, Sport



Një humbje kundër një skuadre në letër shumë të dobët e ndaj së cilës Kukësi duhet të kishte marrë tre pikët. Duhet të ishte pikërisht kështu, në fakt, por ndodhi e kundërta me Skënderbeun që u imponua duke i lënë Bluve frikën e një rënie nga kategoria (6 pikë nga zona playout). Tekniku Mirel Josa i ngacmuar për një situatë të ngjashme të Tiranës vite më parë ka reaguar: “Rënia si me Tiranën? Nuk është e njëjta situatë. Çdo situatë krahasohet me gjendjen që të dy klubet kanë. Nuk krahasohen vetëm lojtarët, por edhe drejtuesit bashkë me ne. Duhet të jemi të kujdesshëm. Ne këto vegla punë kemi dhe me këto do të punojmë deri në fund”, shpjegoi tekniku.

E gjithë cështja është se skuadra nuk duket funksionale dhe me trajnerin e tretë në pankinë, që kur ka nisur kampionati, gjërat nuk duken fare të përmirësuara: “Është një ngërç i cili po vjen duke u thelluar. Duhet të jemi të kujdesshëm në marrëdhëniet që do të ketë stafi dhe lojtarët në këto momente. Do të analizojmë ndeshjen e sotme, siç kemi bërë gjithmonë. Skuadra sot krijoi shumë, në një mbrojtje të ngjeshur të kundërshtarit. Problemi është se pjesën e dytë, ishim shumë larg portës. Eze ishte shumë i vetmuar dhe i pa pozicionuar. Nuk është problem psikologjik, është një problem që mund të rregullohet” përfundoi ai.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *