• |
ide | kryesore

PD reagon pas vendimit të Kolegjit për fletën e votimit: Truku i Ramës nuk ndal rotacionin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Kolegjin Zgjedhor, Ivi Kaso, ka reaguar pas vendimit të këtij institucioni në lidhje me fletët e votimit në zgjedhjet e 25 prillit. Kaso tha se Partia Socialiste demonstroi se listat nuk janë të hapura, pasi sipas tij, ka “turp” t’i paraqitet publikut me emra jo shumë të përshtatshëm për ta. Nga krahu tjetër, ai thotë se Partia Demokratike ka lista të mira deputetësh, e në këto zgjedhje votuesit do të privohen nga mosrenditja e emrave.

“Ishte një vendim që sa i përket pjesës së ankimit, në lidhje me logon që Bindja Demokratike, ishte i drejtë në këtë pjesë, sepse ngjashmëria e logove dallohej qartë me sy të lirë. Sa i përket pjesës tjetër, të vendimit të Kolegjit, jemi të keq ardhur që mori këtë vendim. Sepse është Edi Rama ai që nuk ka vullnet, që listat që i cilësoi si të hapura, të ishin me të vërtetë të hapura dhe kandidatët të ishin me emra dhe mbiemra. Ai është i turpëruar nga emrat e për deputetë. PD ka listën më të mirë të kandidatëve dhe për fat të keq, qytetarët nuk do i shohin kandidatët. Çfarëdolloj truku zgjedhor nuk do e ndali ndryshimin që ka për të ardhur dhe ndryshim që do i prij PD dhe do të jetë pa Edi Ramën”, – tha Kaso.

Kujtojmë se Kolegji Zgjedhor la në fuqi vemdimin e KAS, që kandidatët për deputetë në fletët e votimit të identifikohen me numra dhe jo me emra e mbiemra.



1 Comment

  1. huuuuhhhuhuh

    ”””’ Kaso tha se Partia Socialiste demonstroi se ka “turp” t’i paraqitet publikut me emra jo shumë të përshtatshëm për ta. Partia Demokratike ka lista me të mira deputetësh”””’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *