• |
ide | kryesore

Policia jep detaje/ Si ndodhi vrasja e Bardhok Planajt në Shkodër

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia ka dhënë detaje për vrasjen e Bardhok Planajt mbëmjen e së dielës në Shkodër.

Sipas uniformave blu rreth orës 21:10, në fshatin Dobraç i Ri, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, duke udhëtuar me automjet është vrarë me armë zjarri shtetasi Bardhik Planaj. rreth 46 vjeç banues në Shkoj i Ri.

“Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli. Në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar dhe grupe të FNSH Shkodër.

Veprimet po kryhen me grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve” – thuhet në njoftim.

Mësohet se autorët kanë djegur makinën e tyre pak metra më tej larg vendit të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *