• |
ide | kryesore

Prapaskena e pabesueshme e Lukakut, bardhezi për një ditë: ja çfarë ndodhi më pas

-Instant, Sport



Romelu Lukaku po udhëheq Inter tek titulli kampion, pas 11 vjetësh, duke u bërë madje njeri simbol i suksesit të zikaltërve në kampionatin italian, por gjërat mund të kishin qenë ndryshe. Një prapaskenë që, ndoshta, mund të zgjojë trishtim tek tifozët e Juventus, që mund ta kishin belgun në skuadër sot e do të ekzaltojë edhe më shumë mbështetësit zikaltër për faktin se po i gëzohen një lojtari që ja rrëmbyen rivalëve të përjetshëm.

Bardhezi, por vetëm për një natë: Fati i Romelu Lukaku mund të ketë qenë tek Juventus. I mbërritur tek zikaltrit në verën e vitit 2019, belgu ishte në të vërtetë një hap larg, në të njëjtën seancë merkato, për të veshur fanellën bardhezi.

Një prapaskenë e zbuluar në ‘Pressing’ nga Sandro Sabatini që kishte parashikuar një shkëmbim kartonësh me Paulo Dybalan, me argjentinasin që do të kishte fluturuar në Angli për të veshur fanellën e Manchester United: “Lukaku ishte i Juventusit për një natë: bardhezinjtë kishin përcaktuar shkëmbimin me Dybalan. Pastaj argjentinasi nuk gjeti një marrëveshjen në lidhje me pagën me Manchester United: aty u tregua i aftë Interi që të rikthehej në tavolinë e në fund të sillte Lukakun në Milano”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *