• |
ide | kryesore

Rinisin reshjet e dëborës në Dibër

-Instant, Lajme, Të fundit



Kanë rinisur reshjet e borës në Dibër e Bulqizë.

Mëngjesi i sotëm ka risjellë reshjet e borës, të një pranvere të vonuar. Dimri që mbajti me kohë të mirë, duket se nuk po del kollaj.

Nga informacionet që kemi marrë, deri tani nuk ka pasur dëme në bujqësi e pemëtari.

Dëbora nuk ka ngjitur në asfalt, dhe trashësia në qytet shkon 5 cm, ndërsa në zona të thella me lartësi mbidetare më të madhe trashësia arrin në 15 cm.

Nuk ka probleme në rrugët nacionale, dhe në njësitë administrative.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *