• |
ide | kryesore

Video/ “Arbitri e anuloi golin me tendencë”. Dovedan është një furi pas ndeshjes: “pse më kërkoni të dal këtu”

-Instant, Sport, Video



Nuk gjen ngushëllim tekniku i Bylis, Veljko Dovedan pas barazimit me Kastriotin, në të cilin skuadrës së tij iu anullua një gol, që mund ti kishte dhënë fitoren, për pozicion jashtë loje. Ai i Kojic mund të kishte qenë goli më ië rëndësishëm i sezonit për sulmuesin dhe mallakastriotët, por për teknikun ky lloj arbitrimi ishte tendencioz dhe me këtë mënyrë nuk dihet cmund të ndodhë në të ardhmen: “Ne bëmë shumë në këtë ndeshje. Mund ta shikoni nëse goli ishte i rregullt?! Atëherë pse më thoni mua të dal këtu?! Nuk e dimë për të ardhmen. Ndeshjet janë shumë të forta. Nuk dihet ende se kush do e fitojë kampionati dhe kush bie. Arbitri e anuloi golin me tendencë”, pohoi tekniku i Bylis.

Dovedan rrit akoma më shumë dozën e sulmit, duke aluduar se po përcaktohet kampionati: “Të vijnë arbitrat këtu dhe të na thonë pse bëhen këto gabime. Apoloninë e presim brenda, ndërsa me Skënderbeun luajmë jashtë, por jemi shkëputur. Me këto lloj arbitrash nuk i dihet se çfarë ndodh deri në fund. Imagjino ka kamera dhe i bëjnë këto gabime, po të mos kishte?!”, përfundoi tekniku që me arbitrimin edhe në sezonin e kaluar i ka patur mardhëniet të tensionuara.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *