• |
ide | kryesore

VIDEO/ Darka mes Becchetti-t dhe Agaçit që i kushtoi vendit 110 milionë euro

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Në fillim të vitit 2014, në një restorant të Tiranës, Engjëll Agaçi, sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, ulet të drekojë me Francesco Becchetin, biznesmenin italian, i cili në atë kohë ishte vënë nga qeveria nën hetim për pastrim parash. Kjo ishte dhe tema kryesore e bisedës mes të dyve.

Francesco Beccetti: Përse qeveria ka nisur hetime për pastrim parash ndaj kompanive të mia?

Engjëll Agaçi: Duhet të flasësh me Enkelejd Jotin, drejtorin e përgjithshëm të Top Channel.

Francesco Becchetti: Përse duhet të flas me z. Joti, i cili nuk është një zyrtar publik, por drejtori i përgjithshëm i një televizioni privat?

Engjëll Agaçi: Nuk është ide e mirë t’i bësh opozitë shtetit.

Ky dialog i dëshmuar nga biznesmeni italian, Francesco Becchetti, në Uashington, ishte një nga tre provat kryesore që fundosi Shqipërinë në gjykatën e arbirtrazhit ndërkombëtar duke detyruar qytetarët shqiptarë të paguajnë 110 milionë euro gjobë. MCN publikon ekskluzivisht vendimin e gjykatës ICSID, e cila ka e pranuar si të vërtetë dialogun mes Becchetit dhe Agaçit. Vendimi thotë:

“Që në fillim të hetimeve për pastrim parash, një përfaqësues i qeverisë i tha zotit Beçhetti në mënyrë eksplicite se duhet të fliste me një nga konkurrentët e tij, nëse dëshironte të kuptonte se pse investimet e tij ishin nën hetim, dhe që nuk ishte një ide e mirë t’i bënte opozitë shtetit,”– argumenton Gjykata e Arbitrazhit.

Por ky pasazh i vendimit ngre disa pikëpyetje të mëdha. Së pari, cila ishte arsyeja që sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë, njëkohësisht një nga figurat më të pushtetshme të qeverisë, z. Agaçi, pranon të takohet dhe të drekojë me një biznesmen, i cili ishte vënë nën hetim për pastrim parash nga vetë qeveria? Së dyti, pse avokatura e shtetit dhe studioja ligjore që mbronte Shqipërinë nuk ka tentuar për asnjë moment gjatë gjyqit në arbitrazh që ta mohojë këtë dialog, ose të thërriste zotin agaci si dëshmitar në këtë process me qëllim mohimin e këtyre thënieve për të mbrojtur interesin e shtetit shqiptar?

Kjo e ka nxjerrë gjykatën në përfundimin se goditja e qeverisë ndaj Agon Channel u bë për motive politike dhe për llogari të televizoneve konkurrente, që ishin afër qeverisë.

“Hetimet kriminale ndaj kompanive të z. Becchetti u filluan nga një qeveri, e cila ishte e afërt me konkurrentët e tij, operatorët ekzistues të stacioneve televizive, kundër një stacioni që ishte kritik me qeverinë,”– thuhet në vendim.

Edhe në këtë rast qëndrimi i mbrojtjes së shtetit ngre pikpëyetje. Nga tërësia e vendimit rezulton që nga ana e Avokaturës së Shtetit apo studios së huaj nuk ëhstë tentuar që të mohohet, kundërshtohet apo të hidhet poshtë lidhja midis qeverisë dhe një media tjetër private në Shqipëri. Madje personat e përmendur në dëshmi nuk u thirrën fare me cilësinë e dëshmitarit që të shpreheshin apo të pohonin të kundërtën e asaj që pretendonte z.Beccheti.

Gjykata e arbitrazhit duket se e ka patur të lehtë të vendosë së shpronësimi i Agon Channel kishte motive politike. Dhe për këtë kanë ndikuar jo pak deklaratat publike të kryeministrit Edi Rama.

“Sapo dolën vendimet e konfiskimit, kryeministri Edi Rama deklaroi se lufta e tij ndaj investitorëve si paditësi kishte qenë një sukses dhe shkoi më tej duke kërcënuar gjyqësorin se në një mënyrë apo tjetër ishte i implikuar në shkeljet e këtyre investitorëve”, shkruan gjykata në vendim.

Sipas trupit gjykues te arbitrazhit, edhe provat mbi të cilat qeveria shqiptare ngriti akuzat kriminale ndaj Becchettit kane qenë me cen, pasi kur iu kërkua që të justifikojë mandatet e arrestit nga Interpol Shqipëria dështoi.

Këto fakte e kanë nxjerrë gjykatën në Uashington shpronësimi i Agon Channel nga qeveria ishte i padrejtë.

“Të marra së bashku të gjitha çështjet e diskutuara mbështesin fuqishëm përfundimin se vendimi i konfiskimit ishte kulmimi I një fushate politike kundër paditësit”.

Gjoba prej 110 milionë eurosh që taksapaguesit shqiptarë do ti paguajnë biznesmenit italian është fatura më e rëndë e një gjyqi në historinë e Shqipërisë. /MCN TV



30 Comments

    1. Vendimi i gjykates nderkombetare ne kete rast, eshte nje prove me fuqi ligjore qe SPAK te ngreje akuze ndaj Kryeministrit dhe te tjereve. Per korrupsion, shperdorim detyre dhe shpifje. Eshte kaq e thjeshte. Si dhe tregues se organizata me e fuqishme kriminale ne vend eshte oborri rreth Rames dhe ai kreu i saj!!!

  1. Duket ai njeri serioze, Jo karikature si kta ktu… Erdhi lirisht per biznes, por me Ramen pa 20% ska biznes!! Le te shesi vielen e Surrelit dhe tia japi. Njeri i zgjuar Becchetti…

  2. Zigur Qarri,"Rilindasi"Edvin D'Rama është gënjeshtar patologjik. thotë:

    Kjo tregon se Qeveria e drogaxhiut Edvin Escobar D’Rama eshte organizate mafioze.Ne nje vend normal,per Engjëll Agaçin,Edvin D’Ramen dhe Erion Veliajn duhet fillojn hetimet menjehere.Drogaxhiu te bëjë gati litarin ke bunkeri Surrelit.

  3. Nuk eshte e qarte cfare pret opozita. nese s’jane te lidhur bashke, duhet te therrasin popullin ne

    shesh e te kerkoje parate nga ata qe e shkaktuan kete dem kur vetem per nga 3o euro te nje

    fature kane burgosur 38 000 njerez vetem brenda nje viti. Ketyre u duhen sekuestruar parate

    ne banga e ofshore dhe vilat e resortet e ti shlyejne borzhin Becchetit se populli nuk i ka asnje

    borxh as Becchetit as rames qe po e mban si sheik qe nga viti i larget 1988.

  4. Si do vilet kjo gjobe nga Rama?
    Do rrisi akcizen e kafes, taksen e rrogave apo do rrisi taksen e naftes? Pasi me shume mundesi mund te ngreje nje PPP per te vjelur dhe mirembajtur vjeljen e “takses Bechetti”, te cilen qytetaret e lumtur do ta paguajne me kenaqesi.

  5. O Edrogan Rama, paguaji leket vete tashi o robqir. Kshu eshte kur do te besh karderrin o adoleshent i vonuar.
    Nuk funksionon shteti si sulltanat o enverist i vogel. Robt mu ne pidh ty dhe rilindesve qe do te votojne ty dhe pas kesaj “arritje”?

  6. Qelbesira te paskrupullt.
    T’ja vene emerin taksa Majko qe e ndriti me rrugen e Kombit.
    Keta nuk jane socialista por shkerdhatista. Hajdute te pa pare.
    O popull sa gjera behen ne emerin tend.COHU O I MJERE.

  7. Eshte e sigurte qe PD do fitoj ne 25 prill.garancia ime si qytetare per ato qe kane premtuar para shqiptareve eshte arrestimi e konfiskimi i te gjitha pasurive brenda e jashte vendit.vjedhjet e abuzimet e ketyre jane aq te shumta sa nuk do e shohin me driten e diellit.ketu fillon ndryshimj.

  8. Ambasada Amerikane e ne vecanti amb.Kim ka ndonje koment.

    Po te ndodhte nje gje e tille ne Amerike cfare behej.

    Apo Shqiperia eshte eksperiment I deshtuar per ju

    E kuptoni ne cfare kushtet punohet ne kete vend, ku te kercenojne edhe ata te veshur me kollare.

  9. Kane dale thashetheme qe Sia ka ngritur padi per Lulzim Bashen qe i ka vjedhur kengen per fushate… Prisni gjoben nga Lulushi se shpejti…

  10. Moj. KUCKE Rilindase qe komenton duke mbrjtur Udheheqesin.

    Nuk te dhemb 110 Milion,????????

    Kaq shume e do Partine?

  11. Paska edhe darka shume me te kushtueshme se tek Nusreti. Kesaj i thone darke,110 milione euro me nje dore. Thoni edhe emrin e restorantit te pakten qe ta dime e te mos i afrohemi.

  12. Kjo duket si e stisur. Bechetti kurre nuk do merrte 110 milione fitim ne Shqiperi sikur te punonte 100 vjet., por ai eshte mjeshter i ketyre makinacioneve. Te njeten gje beri dhe me Deutsche Bank ku mori 220 milion euro demshperblim. Them se ketu ka nje pazar te mirefillte Rama me Bechettin ku padyshim 20% do i shkoje Rames ne mos me shume., pasi me e pakta Bechetti duhet te futet brenda per evazion fiscal dhe pastrim parash

  13. Kjo esht komplet e planifikuar. Becheti nga kjo histori vetem nji 20-30% do marri maximumi. Rama i kap te tjerat, ne mos i ka mare me kohe.
    Agaci esht super p.s. e nuk kollitet aq hapur “shko fol me kelin e topit ti…”

  14. cecenet po gezohen a thu sikur do fitojne zgjedhjet Nje mut qe te hani Edi Rama do jete aty dhe 8 vjet Mbylli nje televizjon qelbesire ne pronsi te nje mafiozi qe nuk shkon dot as ne vendin e tij

    1. O te qifshin robt cecenet e vertete se ato qe nenkupton ti se flliqin hajdarin me zgjeben tende. Sdo i bejne gjithe televozinet fresk Sulltanit o robqir. Ti shiko Top chenefin e droges dhe ERTV se je ne rregull me 3D-te.

  15. Mutin e hongsh e lyfsh edhe turinjt o kurve mavi. Ske faj se nuk u ngope tu u shkerdhy 8vjet me kar3d…

  16. sna plas kari fare as per ramen as per bashen as per meten e saliun,ju qifshin ropt te katertve ku ti kene …..pidhmotra komplet ,era qen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *