• |
ide | kryesore

Video/ Portieri i Kastriotit mban në lojë Bylis: në Ballsh një barazim mes polemikave

-Instant, F1, Sport, Video



Luhej shumë për shpëtimin në 90 minutat e Bylis -Kastrioti. Dy skuadrat të ndara nga 4 pikë me një fitore mund ti jepnin drejtim objektivit të tyre, e megjithatë në Adush Muca mbyllet me një 1-1 që la në fuqi status quo aktuale dhe nuk i shpëtoi polemikave në javën e 26 të Kategorisë Superiore.

Për ballshiotët, ndoshta presioni i një ndeshje që duhej fituar medoemos prishi punë, duke peshuar në këmbët por mbi të gjitha mendjen e lojtarëve të Dovedan, që pësuan gol ende pa nisur mirë ndeshja. Kastrioti mori avantazhin në rastin e parë të paraqitur, në minutën e 2’, me Indrit Prodanin, i cili i vetëm në zonë, goditi saktë duke mposhtur Qirkon.

Krutanët u duk se mund ta përballonin mirë presingun kundërshtar, duke dalë pa dëme nga një situatë ku vendasit po mundoheshin të imponoheshin në fushë. E megjithatë barazimi erdhi, por vetëm nga gafa skandaloze e portierit Hidi, që në tentativë për të dribluar Ntephe, humbi topin duke lejuar golin që ekuilibroi gjithcka.

Bylis u mundua të përfitonte nga tronditja që pësuan miqtë, por sado që lojtarët mallakastriotë insistonin duke kërkuar me ngul golin e avantazhit, nuk ia dolën dot. E mundësitë për ta bërë ishin, sidomos në minutën e 27, kur madje goli u realizua por në mënyrë të parregullt sipas arbitrit. Kojiç nuk gaboi para portës, por arbitri prishi festën e ballshiotëve, duke e anuluar golin për pozicion jashtë loje. Diferenca mes skuadrave në renditje nuk ndryshon, mbetet 4 pikë, me Bylisi që mbetet në zonën e playout me 26 pikë, ndërsa Kastrioti për momentin i shpëtuar me 30 pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *