• |
ide | kryesore

VIDEO/ Vendi ku u ekzekutua Bardhok Planaj, familjarët marrin lajmin e rëndë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Publikohen pamjet e vendit të ngjarjes ku u ekzekutua Bardhok Planaj në Shkodër, një emër i njohur për policinë e këtij qyteti.

Sipas uniformave blu ngjarja ndodhi rreth orës 21:10, në fshatin Dobraç i Ri, Njësia Administrative Rrethina.

46-vjeçari Planaj ka qenë duke udhëtuar me automjet kur është qëlluar me armë zjarri.

Mësohet se policia ka rrethuar zonën dhe ka ngritur pika kontrolli. Në ndihmë të policisë lokale kanë shkuar dhe grupe të FNSH Shkodër.

Mësohet se autorët kanë djegur makinën e tyre pak metra më tej larg vendit të ngjarjes. ©LAPSI.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *