• |
ide | kryesore

Vjosa Osmani zgjidhet me 71 vota Presidente e Kosovës

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Vjosa Osmani është zgjedhur me 71 vota (nga 82) si presidentja e gjashtë i republikës së Kosovës dhe e dyta grua që mban këtë detyrë.

Në votimin e parë të shtunën votuan vetëm 78 deputetë pa bërë të mundur arritjen e korumit të nevojshëm që është 80. Tre disidentët e LDK-së Avdullah Hoti, Agim Veliu dhe Driton Selmanaj, ndonëse ishin prezent në sallë nuk hodhën votë duke e dështuar procesin.

67 votat e koalicionit qeverisës, pra ato që mori Albin Kurti për kryeministër dhe plus votat e pavlefshme të LDK-ë dhe pjesmarrja në votim e dybdeputeteve që tradhëtuan partitë e tyre PDK e AAK (që plotësuan detyrimin për pasjen e mbi 80 fletëvotomeve në kuti) bënë që ajo të zgjidhet që raundin e tretë.

Lexo me tej:

Baton Haxhiu i bën video-portretin e presidentes Vjosa Osmani

Vjosa Osmani e nisi karrierën në kabinetin e presidentit Fatmir Sejdiu. Në zgjedhjet e vitit 2014, ajo garoi dhe u bë deputete e Kuvendit të Kosovës. Në vitin 2019 ajo u bë kryesuesja e listës së LDK-së dhe më pas në zgjedhjet që u fituan bashkë me vetëvendosjen ajo u zgjodh kryetare e kuvendit.Pas dorëheqjes së Hashim Thaçit ajo kreu detyrën e presidentes së përkohshme. Në zgjedhjet e fundit të 14 shkurtit ajo garoi me ekipin e saj “Beso” në listën e Vetëvendosjes prej nga ku doli si personaliteti më i votuar në Kosovë me 300 mijë vota.

©Lapsi.al



2 Comments

  1. Ishallah mbare e mire . Respekte Mbreteresh .
    Bashke me Albinin pune te veshtira ju presin . Mos na zhqenjeni .
    Zhgenjimi juaj nuk demoralizon vetem Kosoven por gjithe Shqiptaret .

  2. Si një intelektuale që arriti të marrë mbi 300 mijë vota, është mëkat që gjymton karrieren e saj politike duke marrë një pozicion asnjëanës apartiak. Duhej të kishte synuar për më shumë, thjesht i ka hapur rrugë Albinit si lideri i vetëm me peshë në atë parti.

    Koha do e tregojë nëse do veprojë si një presidente mbi palët apo si një ministre e Albinit, nëse LVV do miratojë ligje të ngjashme si ai zgjedhjeve natën dhe pa konsensus a do i dekretoje Presidente Vjosa???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *