• |
ide | kryesore

Vjosa Osmani zgjidhet Presidente e Kosovës (VIDEO LIVE)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ka përfunduar para pak çastesh votimi i tretë në Kuvendin e Kosovës dhe Vjosa Osmani është zgjedhur Presidente e vendit. Në votim morën pjesë 82 deputetë dhe për Osmanin kanë votuar 71 deputetë ndërsa 11 kanë qenë të pavlefshme.

Që votimi të konsiderohej i rregullt duhet që në kuti të ishin të paktën 80 vota dhe kuorimin e ka bërë LDK-ja në opozitë që ka qëndruar në sallë edhe pse votat e saj i ka bërë të pavlefshme.

Për të bërë kuorumin që dështoi gjatë votimeve të së shtunës ka peshuar prania në sallë e 2 deputetëve të komunitetit goran dhe 2 deputeteve, një nga PDK dhe një nga AAK që duket se kanë lënë forcat e tyre dhe i janë bashkuar Vetëvendosjes. Kanë munguar në këtë seancë deputetët e PDK-së, AAK-së si dhe Lista Serbe. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Ta gëzoni tani ndarjen e Kosovës ! Pijani lëngun Albinit&Vjosës.Suksese Sorrosit&Vuçiçit! Kjo ishte loja!

  2. Urime Presidente!!!!!sharlatan si ky felliqesira qe kemi ne e Thaci te ndajne burgun per te gjitha te keqijat qe iu kane bere 2kombeve tane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *