• |
ide | kryesore

Albin Kurti refuzon vaksinat kineze të Ramës: Do marrim doza vetëm nga shtete që na kanë njohur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kosova ka refuzuar ndihmën e Shqipërisë për të vaksinuar mësuesit. Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Kosova nuk e ka komoditetin e pranimit të vaksinave nga çdo vend, siç e kanë edhe shtetet e tjera.


Ai është shprehur se orientimi i tyre është që vaksinat t’i pranojnë vetëm nga shtetet që e kanë njohur Kosovën, gjë që bie në kundërshtim me Kinën.


“Duhet ta keni parasysh që Kosova duke qenë që nuk njihet nga jo pak shtete në botë, nuk e ka komoditetin e pranimit të vaksinave gjithandej. Orientimi ynë është me shtetet që na kanë njohur andaj edhe e kemi rezervën tonë dhe qëndrimin tonë karshi ofertave të ndryshme të cilat mund të na vinë nga shtetet mosnjohëse”, ka shtuar ai.

Ndërkohë që Shqipëria është shprehur e gatshme që të ndihmojë Kosovën në vaksinimin e mësimdhënësve, një gjë e tillë ka dështuar.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se në Shqipëri janë shpenzuar vaksinat e AstraZenecas dhe ato të Pfizer, prandaj kanë mbetur vetëm vaksinat kineze.

Vitia ka thënë se nuk ka pranuar që mësuesit e Kosovës të vaksinohen me vaksina kineze.

“Ne në fillim nga kryeministri Rama dhe ministrja Manastirliu kemi pasur ofertë gjeneroze që të vaksinohet personeli shëndetësorë në Shqipëri, ku ne do të organizonim procesin e transportit. Në ndërkohë vaksinat erdhën me kontingjentin e parë dhe vaksinimi i personelit shëndetësor më shpejt ndodhi në Kosovë dhe kam kërkuar nga Qeveria e Shqipërisë që kjo të mundësohet edhe në vaksinimin e kategorive tjera. Fatkeqësisht numri i vaksinave Pfizer dhe AstraZeneca janë shpenzuar, dhe kanë mbetur vetëm ato nga Kina”, ka shtuar ai.

10 Comments

  1. Nacionalizem i kote! Nuk eshte koha dhe situata per budallalleqe..Kryeministri yne qelbesire po ofron vaksina, merri se nuk jane te kinezit por te shqipetareve qe i kane paguar..

  2. Kush ka pritshmeri nga Albin Kurti , gabon rende. Albini eshte demagog, ka vetem fjale.
    Por do shikoni sa inatci, sa i lehte dhe bosh eshte. Krijon konflikte vetem mbi bazen e inateve personale. Eshte kondrapedal, dhe i veshtire. Po keshtu dhe Vjosa Osmani.
    Ka gjetir tenxherja kapakun. Ato jame. Aksina qe mezi gjenden ne nje kohe kaq te veshtire.
    Dhe nje jete njeriu te shpetohet ato kane shume. Per nje lider, ne kete moment nuk ka rendesi kush i prodhon, apo kish i dhuron.
    Por Albini eshte i vogel eshte kalama.
    Dhe kalama do mbetet gjithe jeten.
    Nuk e kishte gabim Thaci qe e zbuthi per nje muaj. Eshte BUDALLA.

  3. Vaksinat kineze per shqiptaret ne Shqiperi por Pfizer e AstraZeneca per qytetaret e Kosoves 😡
    Menyre e paturpshme per te thene nuk e duam ndihmen tuaj.

  4. Mirë bën Kurti.Sillet si kryeministër i përgjegjshëm.Këtu nuk bëhet fjalë për nacionalizëm por për tu kujdesur per shëndetin e njerëzve.Dhe mbi të gjitha tregon që janë të lidhur me ato vënde mike strategjike.Jo si ky kumandari ynë që njëherë i mohoi tani i pranon vaksinat kineze e ruse.E për çfarë?Për propagandë fushate e për të zgjatur më tej kalvarin e shqiptarëve.

    1. Oo ky bythqiri I hoqi taksën Serbisë që ditën e parë kur erdhi në pushtet.ky pedeasti bën lojën e Sorrosit dhe ka për ta ndarë Kosovën o inorantë!

  5. Gomarrllik patriotik.
    Papjekuri e theksuar lidershipi.
    Ne vdesim cdo dite por nuk marrim vaksinat e atyre qe nuk na njohin.
    Ne jemi gati te shuhemi si popull por nuk vaksinohemi pa na njohur.
    (Kur te shuheni , nuk ka nevoje tju njohi njeri) .
    Une e dija te zgjuar kete Kurtin , por qenka komplet debil

  6. Po mire more Kurt demagog pse luajte me Spanjen futboll kur Spanja nuk te njeh si shtet?
    Mos ndoshta fotbolli eshte para shendetit.
    Aty rri ore prift i martuar se bota e ka mendjen tek ty dhe nderkohe numri vdekjeve po rritet,ky Pastor po pret qe zoti ti japi ca vaksina perendimore.
    Afganistani e ka njohur Kosoven dhe ndoshta ju sjell ndonje melhelm popullor.
    Me gomar nuk behet,
    Inatci i keq.

  7. o gomar anti kombetar…per te lujt futboll nuk vendos shteti demokratik po federata qe vepron si privati. kurse per vaksinen esht kompetente adm shteterore; plus pse duhej te pranonte kineze kur ka vaksina Eu te certifikuara? Ai nuk esht si Rama qe shan andej kendej diplomatet Eu, ai kerkon te liberalizoj vizat dhe ka nje qendrim diplomatik pro-eur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu