• |
ide | kryesore

Ambasadori i BE: Partitë politike duhet të përqëndrohen në programet përkatëse

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luiggi Soreca teksa ka shpërndarë postin e kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi, bëri thirrje që partitë politike duhet të përqendrohen të programet përkatëse për të përmirësuar jetën e qytetarëve. Përmes një postimi në ‘Twitter’, Soreca theksoi se aktorët politikë duhet të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Reagimi Soreces

Ne pajtohemi me Ilirian Celibashin. Partitë politike dhe kandidatët duhet të përqendrohen tani në programet e tyre përkatëse politike dhe në reformat që ata synojnë të paraqesin për të përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Ne kemi besim në të gjitha institucionet përkatëse dhe politike. Aktorët të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe me vendimet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *