• |
ide | kryesore

Protesta e heshtur që mund të dënojë Ramën

-Instant, 2, Arkiva, Ide

Të gjithë ata që e kanë ndjekur me kujdes fushatën e Edi Ramës, veçanërisht ditët e fundit, bien dakort se boshti kryesor i saj është goditja dhe denigrimi i opozitës, me theks të veçantë tek dyshja Berisha- Meta si dhe ridikulizimi i aleatëve të PD.


Mungesa e një fabule të re kreative për një njeri të rregjur në fushata elektorale si Edi Rama, shpesh lidhet me mungesën e një bilanci pozitiv të qeverisjes së tij 8 vjeçare, me skandalet e shumta që e kanë goditur rilindjen, që erdhi në pushtet si shpresë për shumicën, apo me premtimet e pambajtura që janë shndërruar në anekdota për projektet madhështore që shihen vetëm në 3D.


Në fakt, megjithëse këto interpretime qëndrojnë, fushata e kryeministrit, e fokusuar vetëm tek kundërshtari politik, nuk është thjeshtë një strategji e ndërtuar nga halli. Ajo duket e orientuar jo për votuesit solidë të socialistëve, por më shumë për të pavendosurit dhe të zhgënjyerit, që në këto zgjedhje përbëjnë një masë që pritet të jetë vendimtare. I edukuar me sondazhe të rregullta, mbi të cilat sheston edhe aksionet e tij politike, tek Rama lexohet qartë shqetësimi për këtë numër të konsiderueshëm votuesish. Ata mund të jenë shumica e heshtur që rrezikojnë ta kalojnë në opozitë rilindjen e tij 8 vjeçare.

Sondazhet e porositura me çmim shumice, në radhë të parë nuk e fshehin dot numrin e lartë të të pavendosurve dhe së dyti, e kanë të pamundur të dedektojnë një protestë të heshtur me votë, të cilës i druhet kryeministri. Sinjalet se pas dy mandateve njerëzit janë lodhur nga politika e fjalëve dhe protagonizmi arrogant i një njeriu të vetëm, aq sa mund ta ndëshkojnë edhe vetëm për këtë fakt, ka shumë gjasa ta kenë orientuar fushatën e Ramës drejt orbitës së opozitës.

Kryeministri, që veç rindërtimit dhe pandemisë nuk ka asgjë tjetër për të treguar, e ka kuptuar se me premtime të reja e ka ta pamundur të rikuperojë besimin e humbur. Për të është shumë vonë edhe të nxjerrë në skenë personalitete të tjera të forta nga partia e tij, një pjesë e të cilëve janë lënduar nga akuzat për korrupsion dhe një pjesë tjetër janë thjesht imitime pa identitet politik të sjelljeve të tij. Çdo tentativë për të shmangur një protestë të heshtur me votë, duke predikuar një politikë të re nga i njëjti njeri që ka dështuar në 8 vjet, do të ishte një mision i pamundur.

Rama nuk mund të flasë më për zbutjen e pabarazisë, ndërkohë që e ka thelluar atë. Ai nuk flet dot për një qeverisje të pastër në mandatin e tretë, kur korrupsioni, gjobat ndaj biznesit, aferat e dyshimta, skandalet me kosto të larta për buxhetin, pastrimi i parave të pista, etj, janë gjetjet kryesore në çdo raport ndërkombëtar. Rama nuk garanton dot një mandat të tretë qetësie dhe progresi për sa kohë liritë dhe hapësirat demokratike në vend janë ngulfatur nga përqëndrimi i të gjitha pushteteve në një dorë të vetme, për sa kohë që konflikti dhe arroganca kanë shoqëruar çdo ndërmarrje të tij, për sa kohë çdo zë kundër është heshtuar dhe propaganda shpon çdo ditë veshët e shqiptarëve. Protestën e heshtur nuk mund ta shmangë duke përmendur  në fushatë pikërisht shkaqet që e kanë shkaktuar atë.

Prandaj kryeministri ka zgjedhur të mos flasë për këto tema. Ai shpreson që në 30 ditë të harrohen sa të jetë e mundur bëmat e pushtetit të tij. Dhe, të vetmen armë, për të neutralizuar votën kundër qeverisjes së tij, ai ka fryrjen e rrezikut nga ardhja e opozitës në pushtet. Rama thuajse e pranon nëpër rreshta se s’ka arritur t’u afrohet pritshmërive të shqiptarëve kur e votuan 8 vite më parë, por përpiqet t’i frikësojë ata duke thënë se me ata të tjerët do të jetë edhe më keq. I pashpresë për të ringjallur besimin tek vetja, ai po tenton të mbjellë mosbesimin tek të tjerët. Fushata e Ramës është e dënuar të ndjekë këtë strategji si e vetmja mënyrë për të stepur një protestë të heshtur. Por shpeshherë dëshira e hakmarrjes me votë është më e fortë se frika për atë që vjen më pas. Rama është dëshmitar i 1 milion shuplakave në vitin 2013.

©Lapsi.al

12 Comments

  1. Shansi i vetem i KM-se nuk eshte fushata e shpifur qe po ben sepse nuk ka shqiptar qe nuk e

    kupton se rreziku numer nje eshte pushteti i tij, nuk ka shqiptar qe nuk e kupton se edhe nje mandat

    tjeter me te ne pushtet eshte nje katastrofe per cdo familje shqiptare dhe per vete Shqiperine, nuk ka

    shqiptar qe nuk e ka kuptuar se qellimi i vetem i tij eshte paraja dhe pushteti dhe zbrazja e Shqiperise si

    qellim final . Shansi i vetem i tij dhe i rilindjes famekeqe eshte blerja e manipulimi i votave por edhe

    kjo do te jetet nje detyre e veshtire jo per leket sepse leke kane sa te duhen se kane menduar per kete

    dite, por se kjo kete radhe nuk do te pranohet pavaresisht pasojave.

  2. 1 milion votat qene kunder malokut. Ky eshte ndryshim themelor. Qytetaret nuk votojne me shumice kunder rames se e kane te tyrin kurse salen e shihnin si cecen te rrezikshem

  3. Oh kur flet dhe Shtupllaku…. Fajin e ka Rama qe tregon me gisht opoziten.

    Po pse cfare te boj? Po ne Shqiperi gjithmone eshte zgjedh e keqja me e vogel dhe asnjehere alternativa me e mire.
    Talibani i lapsit nuk thote asnje fjale per Shehin me 30 vjet ne politke….
    Per Mediun me 30 vjet ne politike me Gerdecin ne kurriz.
    Per Dule grekun dhe Idriz comin ne koalicion!!!
    Per Duken e krimit….
    Per PDn e Djathte ne koalicion me LSIn edhe me majtas se PS.
    Per Saliun me kater te vrare ne kuriz dhe miliona euro te vjedhura qe nuk merr vize nga US.
    Per Mona baxhellen qe do bohet zv kministre.
    Per Like floririn president….

    Jane po te njejtet shkerdhata si ne 2013 qe kane vu Lulin si Toc Kuklle. Alternative e re gjasme.

    Pse refuzon Luli te thote haptas qe do mbaje pergjegjesi nese humb zgjedhjet.

    1. Ju keni risi si Pidhi i Ajolës, gruja e Bilalit, taulant dauni, gramoz haleja, Beqaj&Gjiknur&Manastirlliu&BallukeCiclopa.
      Hajde se në pidh të Anetës do shkoni të gjithë!

  4. Shkulak akoma me ate fytyre vrerosur del ne monitor qe te dukesh fukara.
    Shkulak je bere i merzitshem njelloj si Rama.Nuk e kupton akoma vehten se je bere i palexueshem,pa asnje nerv,pa asnje alternative ,vetem na rreshton fakte sikur je nje punonjes arshive bashkie.
    Rama na eshte merzitur sepse je Ti Shkulak apo nje Bashe apo nje tjeter qe na tregojne dhe nevojtoret e Metes dhe te Saliut por se kush dhjet ne to nuk e thoni.
    Asnje kauze,asnje gje te re nuk na thua Shkulak.
    Pse Rama e ka fajin per termetin apo virusin?Po Rama ka faj per Bechettin sepse nuk diti ta menaxhoje kete kodosh te ligjit dhe rrjedhimisht duhet denuar…apo Saliu per trenin elektrik..apo Basha per rrugen e kombit..
    Jeni bere te gjithe si xhakete e kthyer mbrapsht ,njelloj si fytyra jote Shkulak.

  5. Ore Amerikan nga vera e sateme e shikon politiken Apo vari loqet muhabetit.Vetem te shani dini nuk shikoni qe po ngordhin per buke njerzia, vetem komandare mos ja u shajne se i permblidhni te tere ne nie kazan.Shkullaku ka bere shkrimin ty po nuk te pelqeu mos e lexo shko Nga portalet ku ta lavderojne km tend e fle rehat.JO Saliu jo Meta jo po ujku te te çaje.Alternativa eshte kryesorja ke ndonje ide per te ndihmuar shqiperine the shqiptaret kjo eshte me e rendesishme se çdo politikan qe eshte Apo do vije.Hajde mirupafshim

  6. Perfytyrojeni një moment këtë idiot të dobishëm të atit të tij shpirtëror si kryeministër. Çfarë do të prisni? Vjedhje dritash e grabitje pronash, ndërtime pa leje e legalizime kioskash, prishje sheshesh mbikalimesh e prerje pyjesh, kërcënime shantazhe, vjedhje, vrasje e raprezalje kudo në administratë, institucione publike, polici, reduktim financash në bashkitë kundërshtare, përpjekje për frenim të reformës në drejtësi etj me një fjalë kthim në mbretërinë e së keqes berishiane të anarkisë e shkatërrimit të vendit. Nëse e doni këtë shkoni e votojeni!

    POR MOS HARRONI KURRË….
    Asnjë ndryshim nuk ndodh për deri sa inspirohe tnga ati i tij shpirtëror që vazhdon t’u ngrijë buzëqeshjen ende shqiptarëve me thirrjet e tij histerike për mosvaksinim e me thirrje për revolucion, destruktivitet, dhunë e shkatërrim.

    Mbetet po ai përbindësh i 2 prillit, 26 majit 96, luftës civile të 97, 14 shtatorit 98, Gërdecit të 26 të vrarëve e 21 janarit të gjakosur. Një qënie njerëzore banale, që u tjetërsua në një monstrum, hostis humanis generis – përbindësh – armik i gjinisë njerëzore – një Kain që sakrifikon çdo Abel që e pengon në zbatimin e synimeve të tij.

  7. Rama po sheh fantazmen 1 miljon shuplaka qe po i sillet atij rreth e perqark. Eshte hall i madh me kete fantazem nuk i dihet kurre se ç’mendje ka! Kujdes Rame!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu