• |
ide | kryesore

Blerja e votës/ Çmimi në këto zgjedhje kap rekorde

Arkiva, Lajme, Të fundit



Me afrimin e ditës së zgjedhjeve po shtohen edhe denoncimet për përpjekje të organizuara të njerëzve me pushtet në shitblerjen e votës së qytetarëve. Pak javë më parë, kandidati i LSI në qarkun e Gjirokastrës, Vangjel Tavo, deklaroi në emisionin Zonë e Lirë të Arian Çanit se kishte të dhëna të verifikuara se disa banorëve të zonës, të cilët nuk janë votues të PS, u ishin ofruar nga 500 euro secilit në këmbim të kartës së identitetit për të mos votuar më 25 prill.

Denoncimi i Vangjel Tavos: Për një votë ofrohet deri në 500 Euro

Deklarata e Tavos do të kishte mbetur aty ku u tha, nëse informacione të ngjashme nuk do të vijonin duke lënë të kuptohet se pazari me votat po bëhej një fenomen. Me siguri që informacione të tilla, që mund të cënojnë procesin zgjedhor në Shqipëri, e shtynë edhe ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, që në një intervistë për AbcNeës, të ngrinte shqetësimin mbi këtë rrezik.

Votuesit shqiptarë duhet të marrin vendimin këtu dhe duhet ta bëjnë të qartë pozicionimin e tyre. Ajo që dëgjoj këtu është blerja e votave dhe mendoj që votuesit shqiptarë duhet të vendosin. A është krenaria ime, dinjiteti im, e ardhmja e fëmijëve të mi? A ja vlen që të marr një celular IPHONE ta përdor, a ja vlen për 100 euro? A ja vlen kjo gjë për ofendimin që dikush mund të të thotë se mund të të blejë votën tënde? Mund të blejë jetën tënde?“, deklaroi Kim nga Shkodra.

https://abcnews.al/kim-shqiptaret-nuk-mund-te-mjaftohen-me-100-euro-duhet-te-vleresojne-voten-e-tyre/

Në fakt, dyshimet se fenomeni po merr përmasa më të mëdha dhe se “çmimi” për votë po kthehet në ankand, janë të bazuara. Kjo po ndodh jo vetëm në zona të largëta por edhe në kryeqytet e qytete të mëdha. Disa flasin për zyra të caktuara në Tiranë, që nuk janë të lidhura direkt me partinë në pushtet, të cilat rektrutojnë njerëz me qëllim shpërndarjen e parave tek votues të lëkundur apo kundërshtarë. Në disa qarqe të tjera, ku rezultatet parashikohen të ngushta, thuhet se shpërblimi për votë ka shkuar edhe nga 1.000- 1.200 euro.

Ambasadorja amerikane, e përsëriti mesazhin e saj edhe nga Elbasani, ku përsëri mendohet se ka të dhëna të verifikuara për tentativat në rritje të shitblerjes së votës.

SHBA shton presionin/ Yuri Kim bën thirrje për skualifikim të disa kandidatëve për deputet

Denoncimet e kandidatëve në garë, por edhe të qytetarëve të ndryshëm, dëshmojnë se shitblerja e votës mbetet edhe në këto zgjedhje një problem shqetësues. Ditët e fundit po shtohen zërat se ky proces i dënueshëm po bëhet më frekuent dhe se ka ikur koha kur pushteti shpërndante miell e makarona. Tashmë “çmimin” e votës e përcakton nevoja dëshpëruese për të mos lëshuar pushtetin nga ku buron edhe paraja e pisët.

Siç thoshte Edi Rama dikur kur ishte në opozitë: “Këta vjedhin vota për të vjedhur Shqipërinë dhe vjedhin Shqipërinë për të vjedhur vota.



5 Comments

  1. “””” përpjekje të organizuara të njerëzve me pushtet në shitblerjen e votës së qytetarëve. “””
    ”””’ Nga burime te verifikuara se disa banorëve të zonës, të cilët nuk janë votues të PS, u ishin ofruar nga 500 euro secilit në këmbim të kartës së identitetit për të mos votuar më 25 prill. ””’

    Po gjejne tashme justifikimin e humbjes se zgjedhjeve.
    ”” U shiten votat me 500 euro per vote ””

  2. Kjo eshte mese e vertete. Po perdoren te gjitha menyrat e mundeshme deri tek dhuna verbale qe ne fund mund te kthehet edhe ne dhune fizike nese nuk pranon pagesen. Do tja nini eren ne 25 dhe 26 prill. Ne kete vend fuqine e kane marre ne dore kriminelet me pushtet dhe pa pushtet, ky vend nuk behet me ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *