• |
ide | kryesore

Del VIDEO e ekzekutimit të “Kumbarit të Shkodrës” Bardhok Pllanaj

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Publikohen pamjet nga momenti i vrasjes së Bardhok Pllanajt një natë më parë në Shkodër, pranë banesës së tij. Nga video shikohet momenti kur autori qëllon në drejtim të makinës së 46 vjeçarit i cili njihej ndryshe dhe si njihet “Kumbari i Shkodrës”.

Fillimisht drejt makinës së Pllanajt është qëlluar në ecje ndërsa më pas makina e viktimës është përplasur me një biznes në anë të rrugës, ku sërish autorët kanë qëlluar në drejtim të tij.

46-vjeçari u ekzekutua në makinën e tij tip “Range Rover”. Pista kryesore e hetuesve është hakmarrja. Pak minuta pas kryerjes së krimit, një makinë u gjet e djegur jo shumë larg vendit të ngjarjes. Brenda saj u gjetën edhe dy kallashnikovë që dyshohet se janë përdorur nga autorët. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *