• |
ide | kryesore

Detaje të reja/ Bardhok Pllanaj doli nga shtëpia për nënën në spital

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dalin në dritë të tjera detaje nga për ekzekutimi me armë zjarri mbrëmjen e shkuar të Bardhok Pllanajt në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ndodhi në lagjen “Dobraç”, rreth orës 21:07. Vendi i ngjarjes fillon në një distancë rreth 100 metër pa shkuar tek mjeti i viktimës, ku në rrugë pranë trotuarit u konstatuan në mënyrë të çrregullt gëzhoja automatike mod.56 të cilat shkonin deri në afërsi të mjetit të viktimës.

Ndërsa në automjetin e djegur të autorëve, tip Volkswagen Passat, me targa FV140MT, u gjetën dy armë automatike mod.56, dy krehër automatiku dhe dy gëzhoja mod.56 kalibër 7.62 mm të cilat u morën me cilësinë e provës materiale nga policia.

Sa i përket automjetit të Pllanajt, u gjetën dy aparate telefoni, njëri i dëmtuar, njëri në gjendje të rregullt por është dërguar për ekspertim laborator kriminalistik në Tiranë. Në vendin ku u qëllua Pllanaj, u mor në pyetje një person, i cili deklaroi se tek rruga e Bajpasit nuk kaloi as makinë as persona në këmbë, por i dëgjoi të shtënat me armë.

Nisur nga hetimet ka dyshime të forta se vrasja ka qenë e mirëorganizuar ku në krim janë përfshirë mbi dy persona, ndërsa të tjerë e kanë vëzhguar lëvizjet e viktimës. Sipas TCH, 46 vjeçari dyshohet të ketë qenë në spital së bashku me bashkëshorten e tij në spitalin e Shkodrës tek nëna e sëmurë dhe pasi ka dalë nga aty ka shkuar për në banesën e tij në Dobraç.

Pasi ka dalë nga banesa dhe sapo ka dalë nga oborri i pallatit në një distancë rreth 50 metra është qëlluar nga autorët.

Bardhok Planaj ishte i njohur në qytetin verior dhe me lidhje të forta politike. Në shkurt të vitit 2020, ishte një nga të piketuarit e OFL që iu është dërguar formulari. Planaj, i cili ishte banues në Koplik, Shkodër, rezulton se ka qenë i dënuar në Belgjikë për trafik të qenieve njerëzore.

Ai u arrestua në 2018 pasi kishte një pallat 10-katësh, që 44-vjeçari e kishte ndërtuar pa lejen e organeve kompetente në lagjen “Dobraç”.

Emri i Planajt u lakua për herë të parë në vitin 2014, gjatë operacionit policor “Laguna e Vilunit”, ku u sekuestruan gati një ton hashash. 7 persona u arrestuan, por Planaj arriti t’i shmangej kapjes.

Partia Demokratike në atë kohë tha se për t’iu shpëtuar prangave, trafikanti u fsheh në automjetin e ish-deputetit Mark Frroku, por ky i fundit mohoi akuzat.

Sipas burimeve policore, Gjykata e Krimeve të Rënda kishte vendosur për Planajn masën e “arrestit me burg” për trafik narkotikësh, edhe në maj të vitit 2017, por në rrethana të paqarta rezulton që kjo masë të jetë shuar 2 muaj më vonë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *