• |
ide | kryesore

Ekzekutimi i “Kumbarit” në Shkodër, zbulohen dy pistat ku po heton policia

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia i ka përqëndruar hetimet në dy pista për zbardhjen e vrasjes së Bardhok Pllanajt mbrëmjen e djeshme në Shkodër dhe identifikimin e autorëve.

Pista kryesore ku policia dhe prokuroria e Shkodrës po heton është ajo e përplasjes mes grupeve kriminale në qytet, por nje tjetër pistë që grupi hetimor nuk e ka anashkaluar lidhet edhe me të shkuarën e viktimës, si i përfshirë në trafikun e drogës. Ndërkohë që në ndihmë të autoriteteve të Shkodrës ka shkuar edhe një grup i posaçëm nga Policia e Shtetit.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije që dy armët kallashnikov të gjetura në makinën e djegur pas krimit të rëndë janë dërguar në laboratorin e kriminalistikës për ekzaminim me shpresën për të gjetur gjurmë të autorëve.

Drejt Pllanajt është qëlluar nga dy armë të ndryshme kallashnikovi. Pas atentatit mafioz autoritetet kanë sekuestruar disa kamera sigurie pranë vendit të ngjarjes ku u ekzekutua Pllanaj, por edhe në hyrje dhe dalje të fshatit Dobraç, biznese si dhe në banesat që janë buzë rrugës. Pra shpresa e vetme e hetuesve për të rënë në gjurmët e autorëve janë kamerat e sigurisë, ku sipas inormacioneve janë dhjetëra të tilla që janë sekuestruar dhe po bëhet kqyrja e tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *