• |
ide | kryesore

Fitorja e Skënderbeut tremb Kastriotin e Bylis: bëhet gati për kthimin në të Parën Apolonia

-Instant, Sport



Vetëm pak javë më parë u duk se Kastrioti ishte skuadra e fundit e shpëtuar dhe se ajo që Bylis, Skënderbeu e Apolonia ishte të sfidoheshin për playout. Por gjërat ndryshuan me shpejtësi dhe pas javës së 26 të Superiores, mbijetesa është një histori më vete e një kampionati të paqartë në të gjithë detajet e objektivët.

Krutanët mund ti kishin mbyllur llogaritë në ndeshjen direkte në Adush Muca e ballshiotët mund ti afroheshin shpëtimit të menjëhershëm. Askush nuk bëri asgjë nga ato që do të donte, sepse pas 90 minutash doli një barazim 1-1, që nderin ia bëri Skënderbeut. Pikërish kështu, sepse krutanët mbajtën një distancë sigurie prej 4 pikësh, por me 10 javë vetëm të shpëtuar nuk janë. Në anën tjetër korçarët, me fitoren në transfertë ndaj Kukësit, i kanë dhënë një shkundje kampionatit të tyre, duke u larguar 5 pikë nga Apolonia, gjithnjë e më e fundit, e duke u afruar vetëm 4 nga Bylis.

Nëse ballshiotët kanë bindjen për kalueshmërinë e distancës që i ndan nga Kastrioti, e njëjta gjë vlen edhe për bardhekuqtë e Memellit: në fund të fundit tre janë pikët në lojë të përplasjeve direkte e në 9 javët e tjera një pikë mbetet për ti rrëmbyer kundërshtarëve. Në këtë llogari hipotetike mund të përjashtohet vetëm Apolonia, sepse fierakët sado të mundohen duhet të rikuperojnë 9 pikë në 10 javë për të shkuar maksimumi deri në playout.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *