• |
ide | kryesore

Fleta e votimit për 25 prillin/ Yuri Kim: Do të mbështesim fuqimisht KQZ-në për rregulla dhe kushte të drejta

-Instant, Lajme, Të fundit



Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar pas lajmit të dhënë nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi se fletët e votimit do të jenë të printuara dhe dërguara në kohë pranë KQZ për zgjedhjet e 25 prillit. Përmes një postimi në Twitter Kim thotë se është mirë të dëgjosh se është rënë dakord që fletët e votimit të shtypen në kohë për zgjedhjet. Gjithashtu ajo ka ritheksuar mbështetjen e ambasadës amerikane për Komisionin Qëndror për Zgjedhjet.

“Sapo pashë konferencën për shtyp të Ilirjan Celibashit – shumë mirë të dëgjosh që formati i fletëve të votimit është rënë dakord në mënyrë që ato të shtypen në kohë për zgjedhjet 25 prillit. Ne fuqimisht mbështesim përpjekjet e KQZ për të siguruar që rregullat dhe kushtet e zgjedhjeve të jenë të drejta, në kohë dhe transparente”, shkruan Kim.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *