• |
ide | kryesore

FOTO/ Përfshihet në aksident në mes të Tiranës ish-deputeti Aqif Rakipi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-deputeti i PDIU-së Aqif Rakipi është përfshirë në një aksident rrugor mbrëmjen e së hënës. Panorama.al raportoi se makina me të cilën ai udhëtonte është përplasur me një automjet pranë stadiumit Air Albania në qendër të Tiranës. Madje makina e tij ka përfunduar në një dyqan aty pranë.

Policia reagoi me një njoftim ku thuhet se “rreth orës 19:25, në afërsi të stadiumit “Air Albania” shtetasi B. Xh., ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një mjet të parkuar aty në afërsi. Nga përplasja ka vetëm dëme materiale.

Shërbimi i Qarkullimit Rrugor ka kryer veprimet përkatëse dhe ka ndëshkuar administrativisht për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara drejtuesin e mjetit shtetasin B. Xh”. Në njoftim nuk përmendet fare emri i ish-deputetit.

Ky është aksidenti i dytë që përfshihet Rakipi.

Në gusht të 2017-ës ai aksidentoi për vdekje një person në autostradën Tiranë-Durrës. Një 54 vjeç, banues në Kashar u përplas për vdekje, por ish-deputeti doli i pafajshëm për shkak se sipas policisë ka pasur fushëpamje të kufizuar dhe viktima i kishte prerë rrugën.

Aqif Rakipi nuk kandidon në këto zgjedhje, por djali i tij është kandidat në listën e PS-së. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. qifja eshte spaciatori i edi rames teklokal san giovani tek garda ne hyrje te liqenit

    qifja eshte i rames jo i camve , camet jne me se shumi te perndjekur dhe te shtypur gjate komunizmit, nuk votojne qifencunin e qifes dhe as per idrizin po nuk qe ne aleance me pd, , e provuan nje here me ramen si marreveshje dhe e pane qe rama smban fjale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *