• |
ide | kryesore

Kërcënohet fermeri që filmoi ankesat në takimin e Partisë Socialiste në Berat(VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit, Video



Xhimi Gjishti është 35-vjeçari që filmoi “debatin” mes drejtuesit politik të PS-së në Berat, Blendi Klosi dhe një qytetari që tha me zë të lartë se qeveria tashmë duhet të hapë krahun.

Megjithatë, Gjishti thotë se pas publikimit të videos, ai është kërcënuar nga persona që e marrin në telefon me numër privat, ku i kërkojne llogari se pse ka filmuar në takim.

“Unë e filmova për qejfin tim dhe e hodha ne një rrjet social.. Pastaj pas 2 orësh më morën në telefon me numër në privat. Më kanë fyer, dhe unë u kam thënë nqs je burrë më merr me numër. Pas dy orësh më morën prapë. Unë pastaj e fika telefonin…”

Xhimi Gjishti kërkon që ai dhe familja e tij të lihen të qetë.

“Unë s’e kam hedhur as për punë politike, unë jam një fshatar i thjeshtë, hallexhi, punoj për veten time.”

Ndërsa i pyetur nëse është përpjekur të bëjë denoncim, Gjishti tha se do mundohet t’ia dalë vetë me forcat e veta.

“Nuk dua ta bëj shumë legjendë të madhe nëpër shtet, thashë do t’ia dal me forcat e mia, nëse nuk mundem do bëj pastaj denoncimin.”

Incidenti ndodhi të dielën në takimin e zhvilluar nga Blendi Klosi me qytetarët në Urën Vajgurore në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 25 Prillit. Në një video të postuar në rrjet, e cila rezultoi se ishte filmuar nga 35-vjeçari Gjishti, ndërsa Klosi kërkonte mbështetje për mandatin e tretë, një qytetar dëgjohet të thotë se PS-ja nuk ka bërë asgjë dhe duhet të hapë krahun.

8 vite nuk keni bërë asgjë, lërja tjetrit, ju jeni të lodhur totalisht. Nuk jeni më për këtë punë, ka rini plot këtu.”



7 Comments

  1. Ruaju more djale se keta te -rivdekjes-te leshojne guerilsat dhe te vrasin per partine dhe udheheqjen .Keta te vrasin naten dhe diten te bejne -Deshmor-

  2. O i pa emer mavi .motren dhe gruan ku ta kesh
    ——————————————-mamin dhe babin mu ne vesh –
    ——————————————————————————merri baxhellat-dhe silli per dore
    —————————————————————————————————te me beje mua nga nje gojore.
    kenge labe kushtuar moter dhe gra qireve te -pa emer-mavi qe sa here te ma marrin ne goje do marrin reston

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *