• |
ide | kryesore

“Kështu, po i vrasin lojtarët”: Guardiola sulmon ashpër FIFA-n e UEFA-n

-Instant, Sport



Sulm i ashpër nga Pep Guardiola për kreun e futbollit botëror dhe Europian për shkak të kalendarit super të ngjeshur. “Uefa dhe Fifa i kanë vrarë lojtarët sepse kjo është vërtetë e tepërt. Ne nuk kemi pasur një pushim në mesjavë që kur kemi filluar, as edhe një – shpërtheu trajneri i Manchester City -. Nuk ka asnjë lojtar që mund ta përballojë të gjithë këtë, jo vetëm fizikisht por edhe mendërisht. Është e pamundur”.

City i tij është ende duke luftuar në të gjitha frontet (Premier, Champions League, FA Cup dhe Carabao Cup) dhe Guardiola zbulon sekretin e serisë së gjatë fituese. “Lojtarët janë qenie njerëzore, nuk janë makina. Unë i njoh lojtarët, disa prej tyre janë gjithmonë të zemëruar sepse duan të luajnë çdo ditë, por kjo nuk është e mundur – shtoi ai -. Të konkurosh në të gjitha garat këtë vit pa spektatorë, nëse nuk ndryshon e të bësh freskime lojtarësh, nuk mund tia dalësh. Nëse nuk do të bëja këtë, nuk do të ishim në pozicionin aktual”.

Kështu, është turnoverei metodik, në bazë të ecurisë së jashtëzakonshme të Citizens, të cilët kanë Premier League në dorë. “Kur bëj rotacion dhe fitoj unë jam një gjeni dhe njerëzit thonë ‘Bravo Pep’. Por kur humbasim, njerëzit pyesin ‘pse ndryshoi ai?'”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *