• |
ide | kryesore

Komisioni i çmendur i Raiolas për transferimin e Haaland, 70 milionë euro: menaxheri denoncon, “Fake”

-Instant, Sport



Ndërsa merret me rinovimet e lojtarëve të rëndësishëm si Gigio Donnarumma dhe Zlatan Ibrahimovic e është duke studiuar një strategji të mundshme të largimit të Paul Pogba nga Manchester United, Mino Raiola është gjithashtu i impenjuar të përshkruajë të ardhmen e lojtarit më të çmuar që ai asiston: Erling Haaland.

Kështu, pas udhëtimit të tij në Spanjë me babanë e sulmuesit të Dortmund për të takuar menaxherët e Barcelonës dhe Real Madrid, shumë shpejt u përhapën thashetheme për komisionin stratosferik të kërkuar prej italo-hollandezit për transferimin e mundshëm të 20 vjecarit norvegjez: 70 milion në total, 30 bonus për firmën e lojtarit plus 20 për babain dhe po aq për vete.

Thashetheme që, megjithatë, menaxheri i fuqishëm ka dashur ti mohojë me një mesazh në rrejetet sociale, ku e përcakton lajmin si “të rremë”, që i përket kategorisë së gënjeshtrave që “udhëtojnë shpejt dhe larg”. Përtej masës së shpërblimeve të kërkuara, gjëja e sigurt është që një pranverë dhe verë shumë e nxehtë po afron për Raiolan dhe të asistuarve të tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *