• |
ide | kryesore

Manastirliu: Ka përfunduar vaksinimi i arsimtarëve dhe bluzave të bardha

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se procesi i vaksinimit të mësuesve dhe bluzave të bardha ka përfunduar. Nga Pogradeci, ajo tha se deri tani janë vaksinuar rreth 192 mijë qytetarë. Ndërkohë ministrja njofton se procesi do të vijojë me pjesën tjetër të rrezikuar nga Covid-19.

“Po vijon vaksinimi për të moshuarit +70 vjec dhe efektivët e policisë. Ka përfunduar vaksinimi i arsimtarëve të arsimit publik dhe jopublik. Mjekët dhe infermierët kanë marrë dozën e dytë dhe ka përfunduar si proces. Në shkallë vendi në total jemi në nivel 192 mijë të vaksinuar deri dje. Sot do të arrijmë në 200 mijë të vaksinuar.”, tha Manastirliu.

 



2 Comments

  1. Do ishte mire te thoje sa perqind e arsimtareve mori vaksinen , po e mjekeve?

    Ju kini mbaruar edhe fashen mbi 80 vjec por gjyshit tim 96 vjec si ka ardhur ndonje lajmerim per vaksinim,megjithese pensionistet me te rinj ne lagje u lajmeruan me tellall(si ne vitin 1939) per vaksinen.Organizimi i juaj per vaksinen i ngjan aq shume nje organizimi te nje shteti serioz sa zhgaravinat e KM i ngjajne pikturave te Van Gogut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *