• |
ide | kryesore

Mbërrijnë në Rinas edhe 22 230 doza të vaksinës Pfizer

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama njoftoi para pak çastesh se në vend kanë mbërritur edhe 22 230 doza të vaksinës Pfizer.

“Sapo mbërriti në Rinas partia e parë e 22 mijë e 230 dozave PFIZER, që do të lëvrohen deri në 20 prill? Vazhdojmë me forcë e me këmbëngulje përpara, që t’i kthejmë Shqipërisë buzëqeshjen një orë e më parë, mes vendeve më të shpejta në Europë për vaksinimin masiv???” – shkroi Rama në Facebook.

Më herët gjatë ditës Rama njoftoi se është arritur marrëveshja edhe për të sjelllë në Shqipëri 50 mijë doza të tjera të vaksinës Sputnik brenda 10 ditëve.

“Ne do ta fitojmë këtë luftë me forcën e karakterit e të kembënguljes sonë dhe do ta lemë shpejt pas tunelin e pandemisë, ku drita e daljes sa vjen e zmadhohet?” – shkroi ai. ©LAPSI.al



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *