• |
ide | kryesore

Medalje e bronxtë në Moskë për Velin: peshëngritësja shqiptare pa limite “kam thyer dhe tre rekorde”

-Instant, F1, Sport



Kampionati Europian i Moskës ka nisur në mënyrën më të mirë për Shqipërinë. Peshëngritësja Evangjeli Veli ka marrë medaljen e parë kuqezi në turneun rus. Me 89 kilogram, shtangistja e Tiranës zuri vendin e tretë në stilin e shkëputjes duke merituar medaljen e bronztë. Në një prononcim nga Moska për RTSH Sport, ajo ka treguar emocionet e medaljes së saj të parë ndërkombëtare. “Jam shumë e lumtur për këtë medalje. E para për Shqipërinë dhe e para për mua në arenën ndërkombëtare. Ndaj ndihem shumë e gëzuar, sepse kam thyer dhe tre rekorde”, ka thënë Veli.

Në stilin e shtytjes gjërat nuk shkuan aq mirë për Velin, që u pozicionua zuri vendin e tetë me 105 kilogram, duke marrë kështu vendin e pestë në dygarësh me 194 kilogram. Në këndvështrimin e peshëngritëses gjithçka është brenda normales, sepse pati të njëjtin rezultat që kishte dhe në Kampionatin Kombëtar në Durrës më 20 shkurt kur u shpall dhe sportistja më e mirë e aktivitetit. “Sigurisht që mund të bënim dhe donim më shumë. Por unë mendoj se jemi brenda pritshmërive dhe brenda rezultateve që kishim në kampionat, ndërsa 89 kilogram e realizova e po kështu dhe 106 kilogram”.

Sigurisht që ambicjet në këtë pikë vetëm shtohen e synimi i saj janë medaljet në Kampionatin Botëror të të rriturave. “Pas kësaj medalje vazhdojmë punën dhe synimi është Kampionati Botëror, atje ku shpresojmë të kemi të tjera medalje”, ka përfunduar Veli. Për Shqipërinë tanimë në pedanë do të jetë të martën Briken Calja, të mërkurën Daniel Godelli dhe Erkand Qerimaj dhe të enjten Krenar Shoraj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *