• |
ide | kryesore

Mediat serbe të pakënaqura nga fjalimi i Vjosa Osmanit: ‘Flet për dialog e kërkon që Serbia të përgjigjet për krime’

-Instant, Lajme, Të fundit



Mediat serbe i kanë kushtuar vëmendje zgjedhjes së presidentes së re të Kosovës, Vjosa Osmani. Në veçanti nënvizuan pjesën e fjalimit të saj për raportet me Serbinë.

Fjalimi i parë i presidentes së re të Kosovës Vjosa Osmanit, pas zgjedhjes në këtë post, është shoqëruar me komente në disa media të Serbisë. Më së shumti është komentuar pjesa e fjalimit për raportet me Serbinë, kur ajo tha se “Serbia duhet të marrë përgjegjësinë për të gjitha vepra që ka bërë në Kosovë”, se “drejtësia nuk do të arrihet derisa kriminelët serbë nuk dalin para drejtësisë” dhe se “paqja do të arrihet vetëm kur Serbia të pendohet”. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani nënvizoi se Kosova është e gatshme për dialog, por Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për të kaluarën dhe të kërkojë falje për krimet e bëra.

Reagimet e para të mediave serbe
Autoritetet serbe deri tani kanë heshtur për zgjedhjen e presidentes së re. Ndërsa gazeta më e madhe proqeveritare, “Politika”, ka dhënë vetëm lajmin se Vjosa Osmani është zgjedhur presidente në Prishtinë në raundin e tretë dhe se ajo ishte kandidate e Vetëvendosjes. Ndërsa gazeta “Vecernje Novosti” e titullon shkrimin e saj: “Fjalimi i parë dhe menjëherë sulmoi Serbinë: Fjalët skandaloze të Vjora (këtu gazeta ia shkruan gabimisht emrin Vjosa Osmanit) Osmanit – Beogradi duhet të pranojë viktimat e luftës së Kosovës”. Kjo gazetë nënvizon edhe fjalët e presidentes Osmani se “paqja mund të vendoset vetëm kur Serbia të pendohet për krimet”.

E përditshmja “Blic” nënvizon fjalët e presidentes Osmani se “Drejtësi nuk do të ketë derisa Serbia e merr përgjegjësinë për krimet e bëra në Kosovë.” Ndërsa portali “Espreso” e titullon shkrimin e vet madje me: “Fjalët gjarpërore të Vjosa Osmanit: Flet për dialog e kërkon që Serbia të përgjigjet për krime”. Edhe “B92” shkruan se Osmai i ka dërguar një mesazh Serbisë. Në fjalën e saj të parë para deputetëve, presidentja e e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Serbia duhet të marrë përgjegjësinë për “gjithçka që ka bërë në Kosovë”.



3 Comments

  1. Po patjeter, o kriminela, patjeter o derra duhet qe te jepni jovetem llogari por duhet qe te paguani miliarda € deme, shkaterime, vjedhje qe i keni shkaktuar Republikes se Kosoves.
    Ne burg, te gjithe kriminelat serbe, te gjithe miloshevicet, te gjithe vucicet & co, ju jeni kriminela genocidial ne gene!

  2. Shume mire e ka Vjosa, bravo per trimerine! Kurse juve shteti kriminel serb duhet dhe do ti paguani te gjitha deri më një. Po mjer ne per qeverine servile te Tiranës që na ka rënë për pjesë dhe nuk hap gojën për vëllezërit tanë ne Kosove e më tutje.

    P.S. Lapsi kur nje burim informacioni ben nje gabim ajo shkruhet me kllapa katrore, në ketë rast Vjora -> [Vjora] ose Vjo[r]a, qe tregon siç e ka shkruar burimi tjeter. Kjo është metoda standarde ne këtë situatë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *