• |
ide | kryesore

“PS mund të mbledhë njerëz masivisht”/ Pse e bezdisin Ramën grumbullimet e Bashës?

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Ramës me ç’duket ka filluar ti bezdisen pamjet e Lulzim Bashës rrethuar me qindra mbështetës çdo ditë në qarqe të ndryshme të vendit.

Sado po përpiqet ta shesë fabulën e të përgjegjshmit që nuk organizon tubime falë “armikut të padukshëm”, Rama e kupton më së miri frymën që prodhojnë grumbullimet e Bashës anë e mbanë vendit.

Sado të shesë seriozitetin në këtë kohë fushate, ai e di se njerëzit pas tetë vitesh janë më të njohur me fasadën e tij. Narrativa që po ndjek e pengon të luajë në të njëjtën fushë beteje me Bashën. Entuziazmi që po prodhojnë grumbullimet e këtij të fundit janë emocionet që duhet të ndizen për të krijuar frymën e rotacionit.

Dhe pikërisht sepse i di të gjitha këto, Rama sot nuk u përmbajt në Pogradec dhe tha i ngrysur se nëse ka parti që mund të mbledhë masivisht njerëz, është PS, por një gjë e tillë nuk mund të bëhet në këtë periudhë pandemie.

“Për fat të keq, ka njerëz që iu duket kjo si politikë, apo dhe më keq akoma, që mendojnë se është shprehje xhelozie për turma. Pa diskutim që cdo parti politike, dhe aq më shumë një parti si e jona, mund të mbledh njerëz masivisht, por kjo nuk mund të ndodhë, në kushtet kur vaksinimi është vërtet një armë për armikun e padukshëm, por nëse nuk shoqërohet me distancim, vështirësohet”, u shpreh Rama. ©Lapsi.al 



5 Comments

  1. Njerzit po mblidhen bile edhe pa maska se nuk shohin si rrezik kryesor armikun e padukshemm

    por armikun e dukshem, qe mbush burgjet me fukarej, qe shemb shtepi e mbyt femijet me gaz

    lotsjelles, qe fyen e perbuz njerzit e varfer, qe synon zevendsimin e popullit shqiptar me popuj aziatik e

    afrikane , qe i perdor taksat per te shlyer gjobat ndaj biznemeneve te huaj per shkak te

    papergjegjeshmerise se tij, shohin nje armik te dukshem qe do tu leri Shqiperine femijve te tij

    e femijve te rilindasve e te perzere femijet e shqiptareve.

  2. ore le te fitoj kush te doje por mitingje mos te behen. se kuptoj ca ka per politike????? ka miliona menyra
    per te propoganduar dhe per te derguar mesazhe pse duhen te mblidhen aty fizikisht?????? futja kot. sikur jemi ne 90 akoma. qefi i madh te bertasesh ne kor bashke me njerez te tjere.

  3. Ramazoni e tregoi ne zgjedhjet lokale pa kundershtar qe nuk mundi te mbledh me shume se 12% te njerezve prandaj dhe justifikohet e fshihet pas Covidit. Ata qe duan te mbeshtesin nuk pyesin por dalin o njeri i dale boje me kohe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *