• |
ide | kryesore

Rama publikon foton e turmës në Malësi të Madhe: Më 25 prill Shqipëria do të votojë për vaksinimin dhe jo për infektimin

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama publikon fotot nga procesi i vaksinimit në Pogradec, ku ndodhet sot për takim elektoral, dhe nga takimi i kryedemokratit Lulzim Basha, që ndodhet në Malësinë e Madhe, dhe bën një krahasim mes tyre.

Referuar fotove, Rama thekson se më 25 prill Shqipëria do të votojë për vaksinimin, jo për infektimin.

“Në 25 prill Shqipëria do të votojë për Vaksinimin, jo për Infektimin; për Rindërtimin jo për Rishkatërrimin; për forcimin e Ligjshmërisë e rritjen e Ekonomisë, jo për rikthimin e Paligjshmërisë e të Çorodisë! *Qendra e Vaksinimit Pogradec dhe epiqendra e Infektimit Malësi e Madhe”, shkruan Rama.

 



7 Comments

  1. Me 25 Prill populli voton per venien para drejtesise penale dhe civile te autoreve qe shkaktuan

    110 milion euro gjobe ndaj Becchetit, ndaj atyre qe vetem per 30 euro cuan ne burg dhe ne varr

    kryefamiljarin. Kujtojme se ky dem eshte 40 MILION here me i madh se demi i atj fukarait te fatures

    30 euro ndaj te cilit u dha denim kapital. Populli voton qe taksat e tij te perdoren per permiresimin

    e jetes se tij dhe jo per te shlyer gjobat e papergjegjshmerise se KM-se.

  2. E publikon me shume jo per te goditur Bashen, por per ti thene doshit dhe sterkes qe levizni se sjeni gjekundi. Te njejten gje ka parasysh per njerzit e tij kudo qe nxjerr foto nga pritja qe i bejn bashes ne rrethe.

  3. Usta mjeker-bardhi, bej gati leket. Jane 110ml. Vila e Surrelit bashke me vilen qe ke ne Korce nuk bejne aq. Bej gati te tjerat. Boll bere derr-derr.

  4. Shqiptaret nuk po votojne por po blihen me vende pune , me legalizim shtepie , me leke termeti , me nafte bujqesie , me “dru” dhe aty ku nuk bene fajde as druja po paguhen me nga 100 deri ne 500 euro vota . Kjo eshte Shqiperia qe ti deshiron o i gjati ine ? Keta jane Shqiptaret qe do votojne “te lire” ? Me hir apo me pahir ti duhet te largohesh nga pushteti , biles edhe nga Shqiperia . Largimi yt o i gjati ine eshte domosdoshmeri kombetare por nuk eshte zgjidhja .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *