• |
ide | kryesore

Ranieri kundërshton vendimin e Pirlos: “Nuk do ti kisha përjashtuar lojtarët e Juves”

-Instant, Sport



Duke folur për mikrofonat e Radio 1, gjatë transmetimit të Radio Anch’Io Sport, Claudio Ranieri ka dhënë mendimin e tij për përjashtimin nga derbi ndaj Torinos të lojtarëve të Juventus McKennie, Dybala dhe Arthur, për festën në shtëpinë e teksanit. “Nëse një episod i tillë do të ndodhte tek Samdporia si darka/festa e McKennie? Unë do ti falja lojtarët e Juventusit sepse ata janë gjithmonë së bashku. Sigurisht që është gabim, por nuk do t’i kisha përjashtuar” ka kundërshtuar vendimin e Pirlos, trajneri i Sampdorias.

Trajneri i Sampdoria i rikthehet ndeshjes me Milan, ku shkoi fare pranë goditjes. “Po, ishte një ndeshje e mirë. Ne arritëm ta fitonim. Sa keq që ne luajtëm me një lojtar më pak kaq gjatë – pranoi ai – Çfarë i thashë Adrien Silva pas të kuqes? Eh eh, çfarë i thashë atij. .. U kisha thënë të gjithë atyre që rrezikonin që të mos bënin ndërhyrje të ashpra. Më vjen keq se ai që është me përvojë, ngeci në atë gabim. Unë nuk them se e kuptoj, por duhet ta pranojmë “.

Një mendim për sulmuesin e tij Quagliarella: “Më i nënvlerësuari ndonjëherë? Ai ka numra të pabesueshëm, natyrisht. Fabio është një kapiten i vërtetë, një lojtar i pamasë. Quagliarella ka demonstruar mjaft mirë vlerën e tij edhe në San Siro”.

Për shanset që të mund të thirret për Kampionatin Evropian. “Ky vendim varet nga Mancini. Ai e di se çfarë mënyrë loje dëshiron për ekipin. Fakti që e ka thirrur atë në moshën 38 vjeç është një kënaqësi e madhe për Fabion”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *