• |
ide | kryesore

Rekord infektimesh/ Mbi 100 mijë raste të reja me COVID-19 në Indi brenda 24 orëve

-Instant, Lajme, Planet



India ka regjistruar 103,558 raste të reja me koronavirus të hënën, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë brenda nëj dite. Kështu, totali i të infektuarve në vend shkon në  12.59 milionë.

Po ashtu, vendi në 24 orë regjistroi edhe 478 vdekje të reja, duke e çuar bilancin total në 165,101. India ka numrin e tretë më të lartë të rasteve në botë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Brazilit.

Rastet ditore janë rritur që nga fillimi i shkurtit kur u regjistrua fillimisht një rënië në nën 9,000 të infektuar pasi arritën pikun në pothuajse 100,000 raste në ditë, në Shtator.

Shteti më i pasur i Indisë, Maharashtra, shtëpia e kryeqytetit financiar, Mumbai, do të vendosë një bllokim fundjave dhe shtetrrethim natën për 110 milionë banorë në përgjigje të rritjes së rasteve, njoftuan autoritetet të dielën.

Nga e hëna në mbrëmje deri në fund të prillit do të vendoset një shtetrrethim natën, mbledhjet e më shumë se katër personave do të ndalohen dhe zyrat private, restorantet, kinematë, pishinat, baret, vendet e adhurimit dhe vendet publike të tilla si plazhet do të mbyllen.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *