• |
ide | kryesore

Tension i lartë tek Chelsea: sherr mes Rudiger e Kepas, Tuchel duhet ti ndajë

-Instant, Sport



Pashkë të trazuara tek Chelsea: pas humbjes së rëndë 5-2 kundër ËBA dhe në prag të ndeshjes kundër Portos në Champions League, Tuchel ka problemet e tij për të zgjidhur. Ka patur tension të lartë në stërvitje me një përplasje të ashpër midis Rudiger dhe Kepas: sipas The Telegraph tekniku ka ndërhyrë për t’i ndarë, me ish-lojtarin e Romës që u dërgua në dhomën e zhveshjes pesë minuta më herët.

E gjithë situata është krijuar për shkak të një goditje të rëndë të mbrojtësit gjerman ndaj portierit gjatë një ndeshje kontrolli në fushë të vogël. Në Londër shpresojnë që gjithcka të mbetet me kaq, por ky episod është tregues i asaj që po përjetojnë Blues në një moment kritik të sezonit, ku luhet gjithcka për gjithcka.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *