• |
ide | kryesore

Vaksinat kineze, “mollë sherri” mes Ramës dhe Kurtit

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Që marrëdhëniet mes shtetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë janë në momentin më të dobët të viteve të fundit e kanë dëshmuar edhe një herë shkëndijat mes Ramës dhe Kurtit për një çështje të thjeshtë, si ajo e vaksinimit të popullsisë. Shqipëria, njësoj si Serbia dhe Maqedonia e Veriut u ka hapur dyert furnizimit me vaksinat kineze të prodhuara nga Sinovac dhe ka nisur vaksinimin masiv. Kur 192 mijë doza mbërritën në Rinas, Rama u shpreh i gatshëm të ndajë dozat kineze të Coronavac edhe për shtresat e tjera në Kosovë. Madje pak ditë më parë ai zbuloi se Albin Kurti i kishte kërkuar ndihmë.

Lexo edhe: Rama: Albin Kurti më dërgoi mesazh për ta ndihmuar me vaksinimin e mësuesve

Por qëndrimi i Albin Kurtit për këtë çështje ka ndryshuar. Këtë të hënë ai ka thënë se në Kosovë nuk do të futen vaksina kineze, sepse Kina nuk e njeh Kosovën.

“Duhet ta keni parasysh që Kosova duke qenë që nuk njihet nga jo pak shtete në botë, nuk e ka komoditetin e pranimit të vaksinave gjithandej. Orientimi ynë është me shtetet që na kanë njohur andaj edhe e kemi rezervën tonë dhe qëndrimin tonë karshi ofertave të ndryshme të cilat mund të na vinë nga shtetet mos njohëse”, ka thënë ai.

Ndërkohë në deklaratën e Ministrit të Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia u tha se refuzimi i ofertës së Ramës, vjen derisa të vijnë doza nga Pfizer apo AstraZeneca për vaksinimin e mësuesve të Kosovës.

“Fatkeqësisht, numri i vaksinave Pfizer dhe AstraZeneca janë harxhuar në republikën e Shqipërisë dhe kanë ngelur vetëm vaksinat Sinovac me prodhim nga Kina. Për arsye se në Kosovë, edhe po të donim, na ndalojnë ligjet që të importojmë produkte të cilat nuk janë të regjistruara në EMA, nuk e kemi parë të arsyeshme që mësimdhënësit tanë të vaksinohen me vaksina, që ne nuk mund t’i garantojmë në fund të fundit për këto vaksina duke mos qenë të regjistruar në Kosovë pasi janë nga kompani që nuk janë të regjistruar në EMA. Kjo është arsye pse është shtyrë procesi. Manastirliu më ka sqaruar se kur të kenë vaksina të tjera nga Pfizer apo AstraZeneca, do të kenë mundësi që vaksinimi të ndodhë në një moment tjetër” tha Vitia.

Refuzimi i vaksinave kineze nga Kosova, në një kohë kur dyshimet janë të mëdha në Shqipëri, nuk është pritur mirë nga Rama, që deri tani ka bërë çmos të bindë për efektshmërinë e tyre. Pikërisht për këtë, kryeministri i Shqipërisë është “hakmarrë” përmes një deklarate nga Korça, nga ku fajësoi Albin Kurtin dhe politikanët e tjerë të Kosovës si përgjegjës për përkeqësimin e pandemisë atje.

Faktet/ Rama mori urdhër nga Vuçiçi: Sulmo liderët e Kosovës

Ndërsa sulmonte Bashën për grumbullimet në fushatë, ai e paralelizoi situatën me Kosovën, ku ndodhi e njëjta gjë. “Është idioteske nga papërgjegjshmëria nga etja për pushtet, të mbledhësh njerëz dhe t’i ngjeshësh me njëri-tjetrin për të krijuar një imazh që këtu ka uragan dhe po vjen ndryshimi. Shikoni Kosovën, kishte rënie drastike të numrave aq sa filloi teoria se u imunizua tufa. U desh një fushatë elektorale dhe u deshën marshimet rrugëve, u deshën grumbullimet e mëdha dhe sot numrat janë rritur dhe numri i humbjeve të jetës është rritur dhe është shumë e qartë”, u shpreh Rama që më parë kishte marrë si shembull vetëm Malin e Zi.

Në Kosovë, gjatë fushatës grumbullimet masive qenë një fenomen i zakonshëm. Pavarësisht thirrjeve të autoriteteve qe e pamundur që simpatizantët e partive të kontrolloheshin për të ruajtur distancën.

Lexo edhe: “Mashtrues, tinzar, marksist”, të gjitha epitetet me të cilat Rama ka tallur liderët e Kosovës

Gjithsesi përplasjet mes Edi Ramës dhe drejtuesve të shtetit të Kosovës janë kthyer në një fenomën të zakonshëm, pasi Rama ka ndërtuar një traditë anatemimi dhe sulmesh të paprecedenta, që e kanë pozicionuar shpesh përkrah Serbisë. Në respekt të kësaj tradite ishte edhe urimi që kryeministri i Shqipërisë bëri për zgjedhjen e presidents së Kosovës, Vjosa Osmani, që ishte  ishte shkruar në formën më të thatë të mundshme dhe ku nuk përmendej fare emri i presidentes së re.©Lapsi.al

https://lapsi.al/2020/12/17/andi-bushati-zjarri-anti-rama-qe-vjosa-osmani-ndezi-ne-tirane/



26 Comments

  1. Maredheniet e KM-se me Kosoven jane ne piken me te ulet sepse KM-ja eshte bere nje me armikun shekullor te Kosoves ne dem te interesave te saje dhe te te gjithe shqiptareve. Nese ne ketu na ka
    zene rrota bishtin kete 8 vjecar deri me 25 Prill, kosovaret e kane mese te qarte se cperfaqeson KM
    dhe i kane vu kufirin tek thana . Ky ka pretenduar se do te ishte “baba i kombit ” por po largohet si
    njeriu me i urryer qe eshte ulur ne ate karrike ndonjehere .

    1. Oh Albin Kurti e do edhe pidh, edhe te rruajtur.Po ik o koqe kryeminister, te eshte mbush kosova me mallra serb,dhe ben virgjereshen,gjasme sdo vaksina ruse e kineze

      1. Becchetti #nusr_et #Bangladesh #PPP #3D #minishengen_Serb #c'reforma #TireSenatorium #SPAK #Pylli_Orbital thotë:

        Eshte leshuar e gjithe brigada e propagandes per te mbrojtur kinezerite elektorale te Rames.

        Albini nuk eshte as demagog e as sharlatan si Rama. Ka respekt per dinjitetin e qytetareve te vet, dhe nuk do i rrezikoje per asnje cast shendetin e tyre me vaksina ose medikamente te dyshimta eksperimentale te cilat nuk jane miratuar ende nga nje agjensi e besueshme si EMA ose CDC.

        Mos u merrni me produktet serbe ne Kosove se Albini do i perzeje edhe ato produkte por shqetesohuni per produktet serbe qe sjellin ne Shqiperi.

      2. Eshte e thjeshte, shko dhe vaksinohu vet me kete vaksine.
        Q..e edhe dhipin e pa rruar se te del mire. Jeni mesu ju si ne kohen e gjagjit.

    2. Luli Quni i Vogel i Babes Sali dhe ilir ekzaltohet?‍♂️???shume Kure i thone se sa i bukur je o shpirte keto gjera Jane per kalamajte Jo per nje kandidatet per kryminister ose per nje njeri qe done me u ba (Lider??????) thotë:

      Po Pse lapsi nuk e puplikone letren kriminel te ilir hajduti qe e Ka ber puplikisht dhe hapur fare Ku done me urrdhue gjykaten me te larte te vendit gjykaten Kushtetute se si me veprue e me bere?? Kjo letre na tregone se Qfare na pret pret po e more pushtetin Sali vrasis dhe ilir hajduti pase 25 Prillit se pse Luli eshte kote Qunash i vogel qe ekzaltohet shume Kure i shkruane Saliu dhe ilir se sa i bukur je Quni i Babes. Por edhe Albin po Ben politike koti koha do e provonen

    3. Nuk eshte e vertete qe Rama i ka premtuar Kosoves vaksinat kineze, dhe as nuk eshte e vertete qe Albin i kerkoi ndihme per vaksina, keshtu qe ose jepeni nje lajm 100% te sakte ose mos e jepni fare. E verteta eshte qe Rama i premtoi Vaksinat AstraZeneka dhe Pfizer per mjeket e Kosoves, dhe Albini i tham meqe mjeket duhet te jene ne krye te detyres,e qe te mos humbin kohe duke shkuar ne Kukes, a mundet qe ato Vaksina qe doni t’ja dhuroni mjekeve, tua kalojme mesuesve? Kaq e thjeshte.Pra behej fjale per nje ndryshim destinacioni te dhurates se premtuar.Dhe cfare ndodhi? U ndryshua malli i ofertberesit(pra nga vaksinat AstraZeneka ne vaksina kineze),dhe Kurti nuk u ankua.Vetem thja FLm por nuk mund t’i pranojme ,se jemi kunder vaksinave kineze,edhe per arsye politike,por sidomos per arsye sigurie shendetesore, se jane vaksian te pacertifikuara nga Evropa(Jetojme ne Evrope apo Afrike , se po na cudisni?). Tani me keto reagime te militanteve te Rames, po me ben te kuptoj ate qe dyshoja qe ne fillim, qe Rama u ofroi vaksinat Kosoves,per arsye se jane jane zgjedhjet, qe te duket patriot, dhe per fat te keq edhe qe ta nxirrte Albinin ose si refuzues vaksinash e qe pastah populli ne Kosove ti kerkoje llogari Albinit, ose (po ti pranonte vaksinat kineze), si pro lindor ,pra qe nuk qenka vetem Rama dhe sllavet, pro Rusiese dhe Kiens, por qenka edhe patrioti Albin. .Dhurate bamirese me hile ,pra thike me dy presa

  2. Kurti ngelet demagog dhe inatci.
    Edhe Spanja nuk e njeh Kosoven por futboll do te luaje,sic duket me mire te vdesim se sa te marrim vaksinat nga Shqiperia.
    fganistani e ka njohur Kosoven dhe ka nje konsullate ne Bishkek,mos ndoshta Kurti pret vaksina nga Afganistani ne forme hajmalie.
    Populli vdes nga korona por anarshisti Kurt ka zgjedhur me mire te vdesim se sa te marrim vaksinat kineze.

    1. o matrapaz, Albini nuk i kerkoi vaksina Rames. Edhe 500 vaksinat e para, Kosova u mundua mos ti pranoje, se nuk donte qe ato pak vaksina qe kishte Shqiperia ti harxhonte per Kosoven ,por Rama bashke me Top Channel filluan nje fushate te eger kunder tij(sic po fillojne tani Mero Gelbazat dhe militantet),keshtu qe Albini i pranoi dhe i falenderoj Shqiperine,. Edhe per keto vaksinat e dyta Rama i ofroi prape, dhe kur i ofroi normal qe i premtoi Astra Zenece dhe Pfizer sepse e dinte qe Kosova i kishte refuzuar edhe me pare Vaksinat e Lindjes, Atehere ca ka per te mos u kuptuar ketu>? Po qe per tu kritikuar, kritikojeni Rames qe edhe e luan rolin e bamiresit, edhe nuk te del ne bese, e te dergon Vaksina qe dihet qe i refuzon dhe jo ato qe ti kishte premtuar, edhe tani na behet viktime?Po mendoni se hame bar apo ca? Albini thjesht tha faleminderit por nuk mund ti pranojme per keto e keto arsye.Pse e sulmoni pra? Ne vend qe te ngrshit te refuzonit vaksinat Ruso kineze,se jo vetem qe po shkojme nga Erdokati dhe Lindja, por jane dhe te rrezikshme, ne dua ti detyrojme edhe Kosoven qe merr keto dhe shhht. A se kuptoni qe Rama ato vaksina i ofroi thjeshte se eshte fushate elektorale, dhe njekohesisht ta nxirrte Albin keq, sic po mundiohen ta nxjerrin tani Mero Gelbazat?

  3. Tani Shqipëria nuk ka si ja jep me zor qytetarëve të Kosovës vaksinën e saj, por mund të mbaj derën hapur në Kukës, për çdo arsimtar të Kosovës.

    Argumentet patriotike të Albin Kurtit, se Kina dhe Rusia nuk e kanë njohur Kosovën, janë edhe më diabolike, për një udhëheqës që 70 për qind të tregëtisë e bën me Beogradin, që jo vetëm nuk e njeh si shtet, por do ta zhduk nga harta, ndërkohë që mijëra qytetarë të Kosovës po gjejnë rrugë të vaksinohen në Serbi.

    1. Avash Avash, ku i gjete mijera kosovare qe bejne Vaksinen ne Serbi? Me shume kishte nga Shqiperia,qe e kane shume me larg dhe me te panjohru Terrenin e Serbise se sa nga Kosova. Edhe ate 70% ta paska mesu Rama gabim,se nuke shet aq, Pastaj mire Kosova se ska as det, e rrethuar nga Shtetet sllave, po Shqiperia pse ben tregti me Serbine? Po kur Kosova i vuri bllokade Serbise, e qe Rama ishte kunder bllokades, pse nuk e shfrytezoi Rama kee rast dhe te rriste eksportet e Shqiperise drejt Kosoves? Na beni dhe moral o Ramista

  4. Sufllaqe, rrini urte, mos u merrni me Kosoven, merruni me rrenacakun dy metrosh.

    Sa per tubimet, sigurisht qe nuk jane gje e mire, por ulja e numrave ne Shqiperi duket qe eshte fiktive. Ne Shqiperi njerezit dalin per shtate pale qejfe. Kafenete dhe lokalet jane plote. Autobuzat jane plote. Puna vazdon normalisht (aty ku ka pune) Nderkohe numri i te infektuarve ka rene ndjeshem nderkohe qe ne vendet e rajonit vazhon edhe ngrihet. OK Kosova e ka ngaqe nuk ndoqen rregullat gjate zgjedhjeve. Po Greqia?
    Ketu ku jetoj rregullat jane shume me te forta se ne Shqiperi mgjt infeksionet rriten si rezultat in varianteve te reja te virusit. Kjo e ka detyruar qeverine to shtrengoje masat akoma me shume per 4 javet e ardhshme.
    Cuditerisht ne Shqiperi numri i te infektuarve bie cdo dite sa kur te vije data 24 prill lideri global do shpalli fitore mbi virusin.

  5. vepra e pare e kurtit qe per ate popull nuk ia ndien fare…i le pa vaksine ..te vesh duart ne koke..po kjo shqiptaria jone vetem plera pjelle nga elita nga te dyja anet e kufirit..kaja nonen shqipe..futja vedit.se gjithe elita politike po u semuren i hipen avionit e iken turqi evrope e mjekohet,shqipet lozin bingo kush e kalon e kush jo…akt i turpshem

  6. Po qeke bole i modh ti, ca karin ka lidhje niohja me vaksinat, por ty cdo dit te hyjn cdo dit miljona euro mallra serb qe st njef,
    Po ca i harxho kot me keto bole edhe ky karabushi jon

    1. O Beu po merre o burre bvaksinen dhe mbylle ate goje, Ata sduan ta marrin dhe pike, As spo te kerkojne vaksina, as spo te bejne moral qe ti mos ta marresh kinezen. Ca halli keni mo njerez? Nuk i kerkuan Rames Vaksina o budallenj, Ua ofroi me zor se eshte fushate zgjedhjesh dhe packsa i preu ne bese, por dhe e ben fajtor Kurtin pa le. Kerkojeni llogari pse po e kthen shqiperine nga Erdokari,Kina dhe Rusia, dhe mos u merrni me Kurtin.Mos i qani hallin Kurtit,po qajani vetes qe e rropi Rama Shqiperine prej 8 vitesh, dhe prape dilni keto na mbroni Rames sikur e keni baba biologjik. Turp per ju militante dhe jo pEr Kurtin, BRavo Kurti, Bravo Kosova

      1. poclidhje ka ia ofroi rama apo refuzoi kurti.hiqi emrat e te dyve se e politizon pastaj muhabetin dhe meru me fenomenin.atyre personave qe deshirojn te vaksinohen se kane frike nga virusi ti u heq nje mundesi kushdo qofte arsyeja jote,eshte idiote para rendesise se jetve.ti mund te refuzosh nese ua siguron vet…tani se ka hall kurti se e perdor rama per propagande ,gje qe se ve ne kundershtim,ti mer me qaf shtetasit e tu,qe jane njerez.nejse ne politiken shqiptare ska asnjeher koherenc me llogjiken dhe tifozlliku me ose kunder njeres pale fryn furishem.muhabeti i vaksinave eshte si muhabeti i plehrave toksike qe do na silte rama nga amerikadhe ateher i ps apo i pd i dolen kunder.dhe kesaj radhe ke te besh me jete njerezish.eshte kabim i rende te dalesh kunder vaksines.kush se kupton eshte rende nga trute

        1. O kafe e hidhur ,seriozisht e ke? Kaq dele i di popullin? O Zoteri. Kosova po te donte vaksina kineze, do e kishte vaksinuar gjithe popullsine, deri tani. Por nuk do, per arsye gjeostrategjike, se kane politike 100% pro perendimore,dhe jo si Rama qe per fat te keq e ktheu Shqiperine here si anti-ameriakne (ka votuar 3 here kunder Amerikes ne OKB), here pro ruse, pro serbe, pro kineze). Arsye tjeter, dhe kryesorja, si mund Kosova te marr vaksina nga nje shtet si Rusia apo Kina qe jo vetem nuk e njohin, por duan ta zhdukin nga faqja e dheut?Une sinqerisht cuditem jo aq se pse nuk e kundershtojne Ramen qe solli vaksiona kineze ne Shqiperi(se militanti nuk te kundershton dot, por edhe te lepihet),por si guxojne shqiptaret et marrin vaksina kineze,kur as OBSH dhe as EMO nuk i kane certifikuar? Dhe tani ju militantet qe iu ka leshuar Rama per te sulmuar Albinin, indinjoheni se pse Kurti nuk rrezikoi shendetin e popullit te Kosoves, dhe na e nxorri Ramen keq! Kurti po mbron shendetin e njerezve te tij, dhe nuk i refuzoi vaksinat per te nxjerr Ramen keq, se Ramen e zgjedhin qytetaret ne Shqiperi dhe jo Kurti.NQs qytetaret ne Shqiperi pranojne ti shesin voten, ti japin voten e biles edhe te marrin vaksinen kineze qe ua rekomandon Rama,e qe mund te jete fatale, atehere eshte zgjedhja e tyre,qe per fat te mire e kane vete ne dore. Nuk kane pse degjojne Kurtin,dhe ska asnje fakt qe Kurti po perzihet ne fushate, keshtu qe ju militantet e Rames jeni ata qe po e sulmoni Kurtin dhe jo ai Ramen.

  7. Perfytyrojeni një moment këtë idiot të dobishëm të atit të tij shpirtëror si kryeministër. Çfarë do të prisni? Vjedhje dritash e grabitje pronash, ndërtime pa leje e legalizime kioskash, prishje sheshesh mbikalimesh e prerje pyjesh, kërcënime shantazhe, vjedhje, vrasje e raprezalje kudo në administratë, institucione publike, polici, reduktim financash në bashkitë kundërshtare, përpjekje për frenim të reformës në drejtësi etj me një fjalë kthim në mbretërinë e së keqes berishiane të anarkisë e shkatërrimit të vendit. Nëse e doni këtë shkoni e votojeni!

    POR MOS HARRONI KURRË….
    Asnjë ndryshim nuk ndodh për deri sa inspirohe tnga ati i tij shpirtëror që vazhdon t’u ngrijë buzëqeshjen ende shqiptarëve me thirrjet e tij histerike për mosvaksinim e me thirrje për revolucion, destruktivitet, dhunë e shkatërrim.

    Mbetet po ai përbindësh i 2 prillit, 26 majit 96, luftës civile të 97, 14 shtatorit 98, Gërdecit të 26 të vrarëve e 21 janarit të gjakosur. Një qënie njerëzore banale, që u tjetërsua në një monstrum, hostis humanis generis – përbindësh – armik i gjinisë njerëzore – një Kain që sakrifikon çdo Abel që e pengon në zbatimin e synimeve të tij.

  8. O te dhjeshfa Albinin Kurti dhe presidentin tat , o qelbesira e analistit Andi Bushati , se zaten Ilir M… ta dekoroi babain tend si i fundit xhekat i Diktatures se qelbesirave si Enver Hoxha , Mehmet Shehu , Hysni Kapo etj etj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *