• |
ide | kryesore

Zyrtari i BE: Do të kishim vaksinuar miliona njerëz nëse AstraZeneca do i përmbahej kontratës

-Instant, Lajme, Të fundit



Bashkimi Europian do të kishte vaksinuar miliona njerëz, ashtu si Mbretëria e Bashkuar nëse AstraZeneca do të kishte përmbushur kontratën e saj me BE. Këto kanë qenë fjalët e kreut ekzekutiv të task-forcës për vaksinat në BE në lidhje me situatën e vaksinimit në kontinent. Komentet e Komisionerit Europian Thierry Breton kërcënojnë të rrisin edhe më tensionet e një mosmarrëveshje disa mujore midis bllokut dhe prodhuesit të vaksinave. Duke folur për gazetën Le Parisien, Breton tha:

“Nëse do të kishim marrë 100% të vaksinave të AstraZeneca që na ishim premtuar, Bashkimi Europian do të ishte në të njëjtin nivel sot me Britaninë e Madhe për sa i përket vaksinave. Kështu që mund të them se vonesat që kemi përjetuar janë vetëm për shkak të dështimit të AstraZenecas. Në tremujorin e parë, (AstraZeneca) dha vetëm një të katërtën e dozave që ne porositëm, ndërsa britanikët i morën të gjitha, edhe pse kontrata jonë u nënshkrua para tyre, në gusht 2020,” i tha Breton gazetës franceze.

Më herët, Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka quajtur shpërndarjen e vaksinave në Europë “të ngadaltë” dhe apeloi për përshpejtim të procesit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *