• |
ide | kryesore

Basha me banorët e njësisë 3: T’i rrisim pensionet, kanë ngelur këto 8 vite në nivelin më të mjerueshëm

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ishte ditën e sotme në Njësinë 3, në Tiranë ku ka takuar qytetarë dhe biznese në këtë zonë, i shoqëruar dhe me entuziazmin i simpatizantëve.

Gjatë ecjes, Basha është ndalur nga qytetarët dhe bizneset, të cilat i shprehën problematikat që i shqetësojnë dhe i dhanë mbështetje kreut të opozitës në zgjedhjet e 25 prillit.

Lulzim Basha: Puna e mbarë! Si je? Si kaluat?

Qytetari: Është për të qeshur pak, po ka 3 orë qe mezi pres të vish! Ky shqetësim që duhet të jetë edhe për të gjithë këto biznese e vogla. Çmimi me 350 lekë të vjetra loz por edhe me 200 lekë. Para 3 vjetësh më kanë vënë një gjobë, i kanë thënë edhe gocës 120 milionë kanë 3 vjet që na sorollasin lart e poshtë, poshtë e lartë, as përgjigje as asgjë.

Lulzim Basha: Për këtë biznesin 4 metra katrorë?

Qytetari: 4 metra katrorë, 120 milionë lek gjobë. Jam bërë me zemër e tension se vinin tufë, nuk dua të ofendoj ndonjë njeri, por me atë sahat nuk e di se çfarë bëhet!

Lulzim Basha: I gjithë sistemi i gjobitjes së biznesit të vogël?

Qytetari: E kam dëgjuar sot në gazetë atë që kishe thënë dhe të përgëzoj për atë.

Lulzim Basha: I cili do të hetohen të gjithë këto që kanë bërë këtë punë dhe do të bëhet amnisti për të gjithë këto padrejtësi për biznesin e vogël dhe për familjet. Kështu që jeni mbajtur si jeni mbajtur këto dy javë të gjithë bashkë me 25, t’ia përplasim në fytyrë derën t’ia mbyllim derën të keqes, voto për ndryshimin.

Mbështetjen nuk e kursyen dhe votues të së majtës, të cilët kësaj radhe i bashkohen liderit të opozitës. Basha tha se vetëm bashkimi i të gjithëve sjell ndryshimin e shumëpritur, ku për këtë kërkoi votën për numrin 9 më 25 prill.

Qytetari: Kam 30 vjet që votoj për PS-në, por do votoj vetëm për ty kryeministër.

Lulzim Basha: Të falënderoj nga zemra! Të merrni vendin që meritoni edhe në familje edhe në shoqëri. Kjo është dëshira jonë, ky është plani jonë. Ju ftoj të bashkoheni me ne të votoni numrin 9 me 25 prill e të na jepni mundësinë t’ju ndihmojmë. T’i rrisim ato pensione që kanë ngelur këto 8 vite në nivelin më të mjerueshëm dhe të merrni atë që meritoni për sakrificat që na keni rritur ne. Kjo është ftesa që kam për ju. Faleminderit!



5 Comments

  1. Ky eshte barsalet.
    Ti rrisim rrogat tha.
    Ti bejm, 500, 600, 700 euro.
    Me ato ca ka then. Ky lutet, ishalla mos te fitoj. Se do me ndiekin njerzit me gure.

  2. ik o Lyl hajdari se ti je personazh komik Megjithato qe ke premtuar do duhej buxheti amerikan te mbaje fjalen

  3. me rrroga paq rroga, e rendesishme eshte te largohet RAMA si e keqja me e madhe qe ka pasur ky

    vend ndonjehere. Eshte tjeter gje te besh aq sa mundesh edhe nqs nuk arrin te besh aq sa duhet dhe

    tjeter gje te besh me dashje me te keqen e mundshme sic ka bere Rama. Cfare pati ne dore per keq e

    beri gjate ketyre dy mandateve, mbushi burgjet me hallexhinj per fatura e ndrrim tjegullash ku shume

    prej tyre dolen kufoma nga burgu, shperdoroi e perlau 7 miliard dollare sipas KLSH-se, detyroi rinine te

    ike nga syte kembet vetem per tu larguar nga regjimi i tij, vuri fadromat shtepive te banimit dhe nxorri

    femijet me gaz lotsjelles, ktheu drejtesine ne nje organizate partie shkaterroi besimin tek ndryshimi i

    qeverisjes me vote duke e vene popullin para dy alternativave : ose te perballet me cdo mjet dhe pasojat

    e kesaj perplasje dihen ose te ike e ta lene Shqiperine ne duart e rilindjes dhe te bangladeshareve.

  4. Ore per ty e keqia me e madhe eshte rama. Ok dakort mendimi yt e respektoj.
    Po per mendimin tim e keqia me e madhe eshte basha me baban e tij politik. Respektoje dhe ti mendimin tim.
    Ne 25 prill do shohim se kush eshte shumica, dhe se si mendon ky popull.
    Dhe mbas 25 prillit te gjith ti japin doren njeri tjetrit. Te jemi kundershtar per 1 dit.
    Po miq per 4 vjet

  5. Respekt per ju Respekte. Ne ketej poshte si popull miq jemi , normal se jemi nje gjak e

    nje gjuhe dhe kemi nje cati te perbashket Shqiperine por do kisha deshitre te dija mendimin tend se

    a do te ishe dakort qe per vetem 38 mije leke te vjetra ose 27 euro me kursin e kembimit te kohes

    nje qytetar, nje kryefamiljar u fut ne burg per mospagim te fatures se energjise dhe doli nga burgu

    kufome, ndersa per 110 milion euro ose ndryshe 40 MILION HERE me shume , te mos ti hyje kujt

    ferra ne kembe dhe jo vetem aq por te kete guzimin edhe te kerkoje mandat te trete .

    Largqofte sikur ai qytetari fatures qe mori denimin kapital per vetem 27 euro te ishte nje nga

    pjestaret e familjes suaj , a do te ishit perseri dakort te udhehiqeshit perseri nga ky njeri shpirtkatran?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *