• |
ide | kryesore

Basha: Pas 25 prillit, vendimi i parë i PD do të jetë rimbursimi i familjeve që e kuruan COVID-19 në shtëpi

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryedemokrati Lulzim Basha, në një takim me banorët e Njësisë 3 në kryeqytet, tha se vendimi i parë që do të marrë pas 25 prillit, do të jetë rimbursimi i familjeve që kanë shpenzuar shumë para për t’u kuruar nga COVID-19.

Basha theksoi se COVID-19 ka shkatërruar shumë familje shqiptare, e sipas tij, është detyrë e qeverisë për të rimbursuar qytetarët.

“Me siguri si çdo familje s’keni marrë rimbursim. Po ecja para se të vija këtu dhe u futa në farmaci, shpenzimet që familjet shqiptare kanë bërë për t’u kuruar vetë nga korona i ka shkatërruar tërësisht. Gjëja e parë që PD do të bëjë është që do të rimbursojë të gjitha shpenzimet që janë bërë nga kurimi i COVID-19. Është një peshë e jashtëzakonshme e buxhetit të familjeve. Po ata që paguajnë oksigjenin, skanerin, bëjnë disa analiza. Një çift prej dy vetash, të moshuar, që takova para disa vitesh thanë kemi shpenzuar 2.5 milionë lekë të vjetra për t’u kuruar. E përsëris serish, gjëja e parë që PD do të bëjë kur të kthehet në pushtet do të jetë miratimi i një pakete rimbursimi për familjet që janë kuruar në shtëpi nga COVID”, tha Basha.



6 Comments

  1. Po i rimbursove vertet ti merr 70% te votave por puna eshte qe kjo me duket me shume si flluske elektorale si puna e fajdeve qe Nano tha qe do ju kthej parate .
    prit kur te dali dhe Rama te thote do ju jap parate edhe atyre qe harxhuan ne spitale ….

  2. Pas 25 prillit, vendimi i parë do të jetë rimbursimi i familjeve që e kuruan COVID-19 në shtëpi – Do te ishte mire te kuptonim dhe te na thonin se si do ta vertetojne qe kush ka qene semure me Covid dhe kush jo? – Do te ishte mire te kuptonim dhe te na thonin se si do ta vertetojne sesa shpenzime kane patur te semuret me Covid dhe sesi do ti vertetojne shpenzimet? – Se ndryshe, cdokush mund te deklaroje cfare te doje. (Nje shok me tha qe ka shpenzuar 8 milion leke per babain me Covid ne shtepi, por nuk po na thone sesi do ta vertetoje ai kete shume?)

  3. ahahahahahhaha ahahahahahha ky do i beje te gjitha, ka thene do shperblej kaq shume, por ska thene asgje per hapjet e punes edhe si do rindertohet ekonomia, aman ky eshte bere me keq se programi tek RTSH ne 6 te darkes peralla per femije, Ky o eshte budalla ose thote mbase grepi qe hedhe kape ndonje peshk

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *