• |
ide | kryesore

Basha :Rama sjell punëtorë nga Bangladeshi, unë do të sjell investitorë nga Austria

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit, është duke zhvilluar paraditen e së hënës një takim me të rinjtë e Vaut të Dejës. Gjatë këtij takimi Basha ka komentuar edhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili disa ditë më parë tha se do të sjellë punëtorë nga Bangladeshi.

Lideri i opozitës premtoi se ndryshe nga Rama, ai do të sjellë investitorë nga Austria, Gjermania për të punësuar rininë shqiptarë.

“Ai e ka mendjen të sjelli  punëtorë nga Bangladeshi, ndërsa unë jam i vendosur të sjell investitorë nga Gjermania, nga Austria, nga Europa për të punësuar dhe për të mbajtur rininë e Vaut të Dejës, rininë Shkodrane, rininë Shqiptare këtij në vendin e tyre pranë familjeve të tyre”, tha Basha.



3 Comments

  1. Investuesit(jo investitoret) i sjell leverdia ekonomike dhe stabiliteti makropolitik, jo nje person. Mos na merrni per budallenj. Askush nuk hedh pare se eshte njeri apo tjetri ne pushtet..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *