• |
ide | kryesore

Basha takim te Njësia 10: Largimi i Ramë është detyrë patriotike (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjatë takimeve me qytetarët dhe bizneset në njësinë 10 në Tiranë, kreu i PD-së Lulzim Basha, ka theksuar se ky kryeministër ka dështuar e se duhet larguar.

Lulzim Basha: Qytetarët janë plot shpresë për ndryshim. Edhe dy javë do marrim frymë lehtësisht. Të gjithë bashkë më 25 prill. Qytetarët kanë problem se nuk kanë mundësi të parkojnë.

Qytetari: Largimi i Ramës është detyrë patriotike. me Ramënn bizneset tona janë duke u shkatërruar, çmimet janë shtrenjtuar, jetesa është bërë shumë e vështirë. Rama ka dështuar dhe duam që të largohet.

Lulzim Basha: Largimi i Ramës është detyrë patriotike. Nëse ne nuk do të mbajmë premtimet që kemi dhënë, nuk duam mandat të dytë. Ne do të ndihmojmë bizneset. Ne do të japim subvencione për bizneset. Do ndreqim vendin. Mezi po e pret Shqipëria ndryshimin.



1 Comment

  1. Uuuuu filloi gafat ky loqja.
    Po ngaterrohet me ‘ patriotizmin’ ne fushate elektorale.
    Eshte loje e rrezikshme kjo qe ke filluar luluuuush . .
    Po nese populli voton Ramen , i bie qe ‘ anti shqiptari ‘ je ti.
    Pastaj do te te zene me dru njerit si ‘ ANTI SHIQPTAR ‘

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *