• |
ide | kryesore

BE-Erdoganit: Do të mbrojmë në çdo mënyrë interesat e Greqisë dhe Qipros

-Instant, Lajme, Planet



Ursula von der Leyen dhe Charles Michel i dhanë një mesazh të qartë Presidentit turk Erdogan në Ankara: Ne do të mbrojmë në çdo mënyrë interesat e Greqisë dhe Qipros.

Presidentët Von der Leyen dhe Michel theksuan se BE dëshiron dialog me Turqinë për sa kohë që Ankaraja respekton interesat e vendeve anëtare të unionit, të cilat “27” do t’i mbrojnë në çdo mënyrë.

Gjatë takimit në Turqi ata diskutuan edhe për çështje të tjera.

“Ne diskutuam çështje të politikës së jashtme dhe veçanërisht çështjet e politikës rajonale, të tilla si situata në Libi” tha Von der Leyen.

“Jam thellësisht i shqetësuar që Turqia është tërhequr nga Konventa e Stambollit kundër dhunës ndaj grave. Ka të bëjë me mbrojtjen e grave dhe mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna. Dhe kjo është padyshim një sinjal i gabuar tani” tha Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.

Udhëheqësit e BE-së adresuan gjithashtu rrjedhën e paligjshme të emigrantëve në BE dhe trajtimin e krizës shëndetësore.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel u shprehën se presin që Turqia të përmbushë angazhimet e saj për emigrantët, që do të thotë se Brukseli nuk dëshiron të shohë refugjatë të kalojnë përsëri kufirin pa kontroll.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *