• |
ide | kryesore

Bernardeschi rasti i 15-të pozitiv me Covid në kombëtaren italiane: Juventus humb lojtarin e tretë

-Instant, Sport



Edhe Federico Bernardeschi ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lojtari i Juventusit është asimptomatik e në izolim dhe është lojtari i tretë i Juventusit pas Demiral dhe Bonucci të detyruar të ndalojnë po për këtë arsye. Edhe për numrin 33 infektimi ndodhi gjatë grumbullimit me ekipin kombëtar, ashtu si Bonucci dhe për Pirlon do të jetë një problem më shumë përpara rikuperimit me Napolin.

Mesfushori, që vinte nga 10 ditët me ekipin kombëtar, është rasti i fundit që del nga vatra e infeksionit të Italisë. Bernardeschi është në izolim dhe Juve ka aktivizuar të gjitha procedurat e nevojshme. Me pozitivitetin e lojtarit bardhezi, të infektuarit mes lojtarëve dhe stafit teknik të ekipit kombëtar ngjiten në pesëmbëdhjetë, pasi u kthyen nga ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2022. Shtatë lojtarë të ekipit janë të infektuar, si edhe tetë pjesëtarë të stafit. Dhe ndërsa bëhen tashmë tamponë të tjerë, është frika se shifrat mund të rriten.

LOJTARËT E ITALISË TË INFEKTUAR
Alessio Cragno (Cagliari): pozitiv
Salvatore Sirigu (Torino): pozitiv sipas Ansa-s
Leonardo Bonucci (Juventus): pozitiv
Alessandro Florenzi (Paris Saint Germain): pozitiv
Marco Verratti (Paris Saint Germain): pozitiv
Federico Bernardeschi (Juventus): pozitiv
Vincenzo Grifo (Freiburg): pozitiv



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *