• |
ide | kryesore

Estrada e rilindjes nga makina e Ramës, Milva Ekonomi i flet për suksese: Të rinjtë janë entuziastë që janë punësuar me meritokraci nga portalet tona (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka bërë publike bisedën me Milva Ekonomi, kandidaten për deputete që udhëheq listën e PS në qarkun e Durrësit. Nuk do shumë mend që të kuptohet se është një bisedë e stisur. Por edhe si e tillë, ajo nxjerr zbuluar propagandën dhe sukseset imagjinare të Rilindjes. Ndër të tjera gjatë bisedës, Milva Ekononi, i flet Ramës për “entuziazëm të të rinjve”, që sipas saj “po punësohen me meritokraci përmes portaleve”. Më tej ministrja e Bujqësisë i shpjegon Ramës rëndësinë e vaksinimit për njerëzit. Dikush që merret me marketing politik dhe i njehe marrëdheniet me publikun, s’e ka të vështirë ta kuptojë që për këto biseda palët kanë dijeni paraprakisht që po regjistrohen dhe se biseda do të bëhet publike. Por edhe në këto kushte, Rama me të vetët na ofron një shfaqje bajete propagandistike.

Më poshtë pjesë nga biseda

Rama: Po eci nëpër pyje në një rrugë Leskovik Përmet se do shkoj në Përmet, një natyrë fantastike po këtu ka rënë errësira dhe nuk duket më asgjë, ndaj thashë të bëj disa telefonata. Si duket situata atje në Durrësin tim të dashur?

Ekonomi: Unë jam aktualisht në Krujë, isha në Krujë sot, dje isha në Durrës. Në fakt, duket shumë mirë, ka shumë entuziazëm, sidomos tek pjesa e të rinjve që kanë hyrë në punë nëpërmjet meritokracisë me portalet tona, mësuesit dhe infermierët për Shqipërinë.

Rama: Duhet ta mbrojnë pozicionin e tyre se me votën në drejtim të paditur, përfundon në drejtim të paditur çdo gjë këtu në këtë vend, plus edhe puna e tyre se fillon nga e para.

Ekonomi: Edhe ata e kishin parasysh këtë gjë se kishin vuajtur gjatë për ta fituar vendin edhe pse kishin dalë mirë me rezultate.

Rama: Po uji, u hap? Erdhi?

Ekonomi: U hap, në Krujë kanë bërë 3 pilotime dhe kanë qenë shumë mirë, kështu që uji u hap. Është shumë mirë situata. Janë shumë entuziastë.

Rama: Çfarë entuziazmi? Ata nuk kanë pasur ujë të gjithë jetën. Durrësi si është?

Ekonomi: Është shumë prezent padurimi i rindërtimit.

Rama: Durrësi ka dhe volumet më të mëdha me pallate e apartamente. Tani edhe pak durim do të kenë dhe të mos lëkunden se hëhë, nga të tjerët nuk ka vaksinim, as rindërtim se ohu, bëja të qartë atë. Këtë javë do ta ulim fashën prapë megjithatë ata malukatët na sabotojnë me atë infektimin e përditshëm.



5 Comments

  1. Qiveri mo bastarde e degjenerume dhe e deshtume ska per te pas mo kombi shqipetare !!!!!!!! Rroft Ndragheta dhe investitoret mafioz italian me bekimin e shtetit prostimallist e zdroms te PS .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *