• |
ide | kryesore

FOTO/ Neymar e Griezmann në një skuadër: braziliani e francezi “shpirti i optimizmit” Spectra Pack

-Instant, Sport



Brandi i veshjeve sportive PUMA ka prezantuar modelin Spectra Pack, që tenton të stimulojë një shpirt optimizmi, besimi në vetvete, shpresë e komunitet në një vit në të cilin PUMA do të sjellë momente madhështie në sport. Për ta bërë këtë ka zgjedh dy imazhe super: sulmuesit e Barcellona e Psg: Antoine Griezmann e Neymar Junior.

Dy lojtarët janë bërë më në fund bashkë, në një kohë që situatat e merkatos kishin krijuar një lloj rivaliteti armiqësor mes tyre. Ardhja e francezit në Camp Nou pengoi rikthimin në të njëjtin vit të brazilianit, që kërkoi hapur nga Barcelona ta rivishte blaugrana. Nga ana tjetër, Griezmann u përball me një situatë të ftohtë tek katalanasit, duke qenë se Messi e Suarez e disa të tjerë donin që klubi të merrte përsëri Neymar, shokun e tyre të ngushtë.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *